Lamtumire Injeksioneve te Insulines per Diabetin

Diabeti po behet nje nga semundjet me te perhapura ne bote. Edhe pse nuk eshte nje semundje ngjitese qe perhapet nga ajri, ritmi i perhapjes se tij eshte i larte. Rreth 8.5% e popullsise boterore vuan nga semundja e diabetit, te varur ose jo nga insulina.

Llojet e Diabetit

Njihen 2 lloje te diabetit sot ne bote:

  • Diabeti i Tipit 1, kur pankreasi nuk prodhon sasi te mjaftueshme insuline. Te prekurit nga kjo semundje duhet te bejne injeksione insuline ne baze ditore per te stabilizuar nivelin e sheqerit ne gjak. Vetem 5% te totalit te te semureve me diabet vuajne nga diabeti i tipit 1.
  • Diabeti i Tipit 2. Ne kete rast trupi e prodhon insulinen e nevojshme, por nuk arrin ta perdore ate si duhet. 95% e te semureve me diabet vuajne nga kjo forme e diabetit. Diabeti i Tipit 2 shfaqet tek personat mbipeshe dhe qe bejne stil sedentar jete.

Diabeti eshte nje semundje e veshtire, pasi kerkon nje rutine te lodhshme:

  • Mbajtja e nje diete strikte.
  • Domosdoshmeria per aktivitet te perhershem fizik.
  • Injeksionet ditore te insulines.
  • Qendrimin larg streseve dhe sforcimeve.

Pervec rutines, diabeti shkakton deme te tjera ne trup: demton zemren, demton veshkat, mund te sjelle humbje te shikimit, veshtiresi ne mbylljen e plageve dhe ne faza te agravuara edhe krijimin e plageve, sidomos ne kembe.

Pilula e Insulines

Por, ne horizont duket nje lajm i mire per te gjithe ata qe vuajne nga diabeti i tipit 1. Nje grup kerkuesish ne Massachusetts Institute of Technology (MIT) ne SHBA, kane deklaruar se kane realizuar nje pilule insuline. Pilula do zevendesoje injeksionet e perditshme. Ajo mund te merret nga goja dhe deri tani ka kaluar me sukses te gjitha testet klinike te kafshet. Shkencetaret jane shume entuziaste per kete pilule. Me ne fund ata kane arritur te zgjidhin problemin, qe ka sjelle deshtimin e pilulave te meparshme. Ata kane arritur te sinkronizojne kohen e leshimit te insulines ne gjak. Pilulat e meparshme nuk arrinin te perballonin lengjet acide te stomakut. Ato treteshin me shpejt se c’duhet, duke e derdhur insulinen ne lengjet e stomakut dhe jo direkt ne gjak. Duket se kete rradhe ky problem eshte tejkaluar, pasi pilula eshte e mbeshtjelle me nje membrane te patretshme.

Si funksionon Pilula e Insulines?

Sic e permendem, pilula do merret nga goja. Pasi te kaloje neper sistemin e tretjes, do te ngjitet ne muret e zorreve te vogla. Shkencetaret e kane pajisur pilulen me 2 krahe te posacem qe do realizojne fiksimin e saj te muret e zorreve. Ne momentin qe arrihet fiksimi ne zorre, pilula do leshoje insulinen direkt ne gjak. Me tej hormoni do beje ‘detyren’ e vet per te normalizuar nivelin e sheqerit ne gjak. Testet e deritaishme kane treguar se insulina e leshuar nga pilula reagon njesoj shpejt me insulinen e injektuar me gjilpere. Kjo ben qe rezultatet e pilules te jene njesoj (shpejtesia dhe efektshmeria) kur vjen fjala per te normalizuar nivelet e larta te sheqerit ne gjak.

Eshte e kuptueshme qe te prekurit nga diabeti i tipit 1 do duhet te presin edhe ca kohe. Pasi do duhet edhe pak kohe derisa pilula e insulines te marre aprovimin per perdorim per publikun e gjere. Gjithsesi, ne gezojme per ta per kete lajm te mire. Se shpejti ata do shpejtojne nga injeksionet e dhimbshme te perditshme te insulines. Kjo do jete nje ndihme e madhe per ta, teksa bashkejetojne me nje semundje kaq te veshtire.

Mqs. tema e sotme eshte diabeti, ne zgjodhem disa produkte teper te domosdoshme per te semuret nga diabeti: (i) Kompletin per matjen e sheqerit ne gjak, (ii) Canten Termike per ruajtjen e insulines gjate udhetimeve, (iii) Libri i recetave 8-javore per uljen e sheqerit ne gjak, dhe (iv) Libri i ushtrimeve fizike per te semuret me diabet. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Disa Keshilla per Diabetin

Te dashur miq. Ka disa teori ne lidhje me diabetin. Mjekesia klasike shprehet se diabeti eshte semundje e trashegueshme. Ndersa, nje rryme e mjekesise, qe bazohet tek menyra e te ushqyerit, thekson me force se diabeti nuk eshte semundje e trashegueshme. Ata mendojne ne diabeti eshte pasoje e menyres se ushqyerjes dhe stilit pasiv te jetes. Mqs. pjesetare te te njejtes familje ushqehen njesoj (te pakten per mbi 15 vjet), ata zhvillojne te njejtat problematika shendetesore. Kjo ben qe njerezit te mendojne se diabeti eshte semundje e trashegueshme.

Ne njohurine time, keto jane disa ushqime qe luftojne diabetin:

  • Zhardhoket e Articokes se Jeruzalemit, apo sic njihet ndryshe Topinambur. Lulet lulezojne ne muajin shtator dhe zhardhoket mblidhen ne muajin Janar. Zhardhoket mund te gatuhen njesoj si patatet e zakonshme.
  • Kastraveci, ndihmon ne prodhimin e insulines ne trup. Provojeni te hidhni disa copa kastraveci ne nje gote uje dhe disa pika limon. Pervecse shume freskuese, eshte nje pije qe ndihmon me problemet e diabetit.
  • Caji i Xhinxherit, ndihmon ne uljen e sheqerit ne gjak. Merrni nje cope xhinxher dhe vereni te zieje per 5 minuta. Kullojeni dhe pijeni cajin, paksa djeges qe del.

Gjithashtu, rekomandohen qe te konsumohen shume perime jeshile: sallata jeshile, spinaqi, kale, lakra e brukselit, etj. Perime te tjera me sasi te ulet sheqeri: domatja, patellxhani, kungujt jeshile (zuchini), qepe, kerpudha dhe lakra Brukseli. Zevendesoni mishin e kuq me peshkun, eshte nje keshille tjeter qe jepet per te prekurit nga diabeti. Nje jete pa stres te shtuar eshte nje keshille teper e vlefshme per te prekurit nga diabeti. Se fundmi, mos reshtni se beri aktivitet fizik, llojin zgjidheni sipas preferencave tuaja nga lista qe ne kemi pergatitur.

Featured image: https://upload.wikimedia.org/

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.