Disa Reflektime per Tragjedine e Vajzes ne Mirdite

U trishtova shume kur degjova ngjarjen e hidhur te vajzes ne Mirdite. Ne kulmin e moshes ajo vendosi t’i jape fund jetes ne menyre tragjike: duke u hedhur nga ballkoni i shtepise.

Gjate gjithe kohes nuk me hiqej nga mendja kjo ngjarje teper e dhimbshme. Dhe shume mendime me vlonin ne mendje.

Mendimet e para shkonin per vete Adelen. Perse nje vajze kaq e re, e mire-shkolluar nuk pati me force per te luftuar? Si arriti t’i helmohet shpirti deri ne piken sa cdo gje i dukej pa rrugedalje? Perse papritur jeta e saj u be e pavlere? Kur ajo kishte punuar aq shume per t’i dhene forme e kuptim jetes se saj. Kur ajo kishte luftuar aq shume per t’u bere dikushi. Kush ia hoqi asaj forcen per te jetuar? Shpresoj qe shpirti i saj te prehet i qete ne boten tjeter, larg streseve dhe mundimeve te kesaj bote.

Mendimet e dyta me shkonin tek familja e vajzes. Ata po jetojne periudhen me te erret te jetes se tyre. Une jam nene e nje vajze dhe nuk mundem as ta imagjinoj tmerrin e asaj familje. Eshte gjeja me e rende, qe mund t’i ndodhe nje prindi. Zoti iu dhente force ta perballojne kete dhimbje kaq te madhe.

Te tjera mendime shkojne per situaten aktuale ne Shqiperi, qe detyron nje vajze 23 vjecare, te diplomuar per inxhinieri, te humbe teresisht shpresat per jeten dhe te marre nje vendim kaq ekstrem. Imagjinoni se sa dyer i jane perplasur ne fytyre Adeles, qe e gjeti veten aq te pashprese. Imagjinoni sa pak njerez i kane zgjatur doren per t’a ndihmuar dhe mbeshtetur. Imagjinoni zhgenjimin e saj kur endrrat, qe kishte thurur pasi te mbaronte shkollen do i shkemoqeshin mes refuzimit dhe pamundesise per te care ne nje sistem te pamundur. Kur valle do fillojme ne shqiptaret t’i perdorim energjite tona te pafundme per te rregulluar gjerat ne vendin tone?

Reflektime per te Ardhmen

Por, nuk dua qe keto rradhe t’i shkruaj per t’u ankuar per shume gjera, edhe pse ia vlen te ankohemi. Ne fakt dua te ndaj me ju te dashur miq, disa mesime qe mund te nxjerrim nga kjo ngjarje si prinder dhe si qytetare.

Si prind mendoj se duhet t’i mbrojme femijet tane nga stresi i tepert. Bota qe na rrethon eshte shume stresante, ndaj na takon ne qe shtepine, ate folene e ngrohte per te gjithe ne, ta mbajme sa me larg streseve. E mira e te qenurit ne familje eshte qe ne marrim force nga njeri – tjetri per te perballuar si te keqijat edhe te mirat.

Ne si te rritur e dijme mire se cdo problem e ka nje zgjidhje. Por nuk eshte keshtu per femijet ne moshen e adoleshences, apo per te rinjte. Vete mosha dhe mungesa e pervojes, i ben ata qe te jene me idealiste dhe t’i marrin gjerat me vrull. Po ashtu, edhe zhgenjimet i kane te shpejta dhe shume emotive. Ndaj, t’iu qendrojme prane femijeve tane, edhe kur ata rebelohen ndaj nesh, apo tentojne te na mbajne larg. Te mos i leme femijet tane te ndihen vetem ne asnje rrethane. Le ta ndjejne prezencen tone qofte fizike apo me keshilla, duke iu hapur horizontin per fusha dhe zgjidhje te reja.

Asnjehere nuk me ka pelqyer kur prinderit iu numerojne femijeve sakrificat e tyre te medha per femijet. Zgjedhjet e prinderve per te sakrifikuar nuk duhet te shnderrohen ne barre per femijet. Kjo eshte nje barre shume e rende per supet e njoma te femijeve. Te mundohemi t’iu leme sa me pak barre femijeve nga hallet e familjes. Sidomos ne periudhen kur ata po luftojne te gjejne veten brenda tregut te punes dhe pozicionimin ne shoqeri.

Se fundmi, nje mesim i madh del edhe per shoqerine shqiptare. Le te mos behemi indiferente, dhe t’i leme te njohurit tane te mbyten ne hallet e tyre. Adela kishte nevoje te deshperuar per nje pune. Sikur te gjithe njerezit qe ajo njihte (shoqeria dhe familjet e tyre, pedagoget, komshinjte, farefisi dhe krushqite, etj) te impenjoheshin per zgjidhjen e ketij problemi, me siguri sot Adela do ishte e gjalle. Indiferentizmi jone si shoqeri, po sjell vetem te keqija per vendin dhe te ardhmen e tij. Pranimi i cdo fenomeni tek te tjeret, vetem se nuk me prek mua, eshte nje veprim qe hap rruge per njerezit pa moral dhe principe per te bere c’te duan. Edhe sistemi i punesimeve, viktime e te cilit eshte edhe Adela, eshte pasoje e ketij indifirentizmi te pakuptimte te shoqerise shqiptare ne cdo nivel.

Mendimet qe rreshtova me lart, nuk jane gjykime per rastin ne fjale. Por, jane thirrje per reflektim, te nxitura fatkeqesisht nga nje ngjarje kaq tragjike si kjo. Uroj qe ne vend qe t’i paragjykoni ato, t’i merrni si nje apel i sinqerte per forcimin e familjeve dhe shoqerise tone.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Featured image: https://all-free-download.com/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.