A e dini se: Analfabetet rrezikojne te semuren me Demencia?

Demencia eshte nje grup semundjesh qe prekin trurin e njeriut, sidomos ne periudhen e pleqerise. Studimet e vazhdueshme tregojne se nje nga para-kushtet e diagnostifikimit me keto lloj semundjesh eshte: mos venia ne pune e trurit sa duhet.

Keshtu, nje studim i fundit i bere ne SHBA, mori ne analize rreth 1,000 persona qe jetonin ne veri te Manhatan, shteti i New York-ut. Nje pjese e tyre ishin plotesisht analfabete (nuk dinin te shkruanin dhe as te lexonin). Te tjeret kishin bere deri ne 4 vite shkolle. Nga studimi i kryer u vu re se:

  • Pjesemarresit analfabete kishin 3 here me shume rrezik per t’u semurur me Demencia qysh ne fillimin e studimit, krahasuar me fqinjet e tyre qe dinin te shkruanin e te lexonin.
  • Ne kohezgjatjen e studimit, pjesemarresit analfabete ishin dy here me shume te rrezikuar te semureshin me demencia sesa te tjeret.

Perfundime dritheruese kur marrim parasysh se sot ne bote numerohen 775 milione analfabete. Kjo shifer behet akoma me tmerrshme, kur marrim ne konsiderate numrin e femijeve, te cilet do i shtohen se shpejti kesaj liste. Keta jane femije te cilet nuk kane mundesi te ndjekin shkollen, per shkaqe nga me te ndryshmet.

Une mendoj se me shume kujdes dhe vemendje duhet t’i kushtohet shkollimit te femijeve. Me shume njerez duhet te punojne per tejkalimin e pengesave per shkollimin elementar te femijeve. Sic thuhet me lart, vetem 4 vite shkollim, bejne nje diference te madhe ne shendetin dhe mireqenien e tyre kur te arrijne moshen e pleqerise.

Disa Keshilla per te Moshuarit Pasive

Ndersa po lexoja studimin ne fjale, po mendoja per shume njerez, te cilet tentojne te ulin aktivitetin mendor ndersa vitet kalojne. I referohem atyre njerezve qe i dorezohen plakjes para kohe:

  • Ndalojne se mesuari gjera te reja, nuk kane fare kuriozitet.
  • Nuk lexojne me.
  • Heqin dore nga te shkruarit me dore.
  • Nuk u pelqen te udhetojne, etj.

Megjithe modestine qe me ofron mosha ime, do doja t’iu jepja disa keshilla dashamirese. Ato jane jo vetem per personat, te cilet e gjejne veten te pershkrimi me lart, por edhe njerezve prane tyre.

I. Perdoreni internetin per te mesuar gjera te reja

Koha qe jetojme e ka bere me te lehte marrjen e informacioneve ne cdo fushe. Ndaj, eshte mekat qe moshat e pjekura dhe ato te moshuara te mos behen pjese e ketij zhvillimi. Online mund te gjeni informacione per cdo interes tuajin. Ndihmojini te moshuarit qe ta bejne nje gje te tille.

Sot zgjodhem disa produkte per moshat e treta: Brez me lesh kashmiri, Blloku i adresave te internetit, dhe (iii) Kalendar 2019 – 2020 per ruajtjen e takimeve. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato. Dhurojuani personave prane jush qe kane me shume nevoje per to.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

II. Ndajini gjerat qe mesoni me njerezit perreth jush

Nena ime ka nje faqen te sajen per gatime (ju kujtohen Recetat e Nena Xhenit?) dhe nuk resht se kerkuari ne internet per gjerat qe i pelqejne: gatimet, punedoret, kurat per shendetin, kuriozitet, etj. Eshte kenaqesi per mua kur ajo ndan me mua cdo dite, gjerat e reja qe ka pare apo lexuar online.

III. Mos u veconi nga shoqeria se femijet tuaj jane larg

Behuni pjese e grupeve te ndryshme te interesit. Emigracioni i te rinjve eshte nje plage, qe e vuan e gjithe bota. Por, nuk eshte arsye per t’u mbyllur ne shtepi. Afrohuni prane njerezve qe ndajne te njejtat interesa me ju, si online edhe ne jeten reale. Vullnetarizmi eshte nje forme e shkelqyer per moshen e trete, per te qendruar ne kontakt me njerez te rinj.

IV. Mos e hiqni librin nga jeta juaj

Te lexuarit eshte nje menyre e shkelqyer per te vene ne pune trurin. Leximi i librave na ndihmon te veme ne pune fantazine dhe imagjinaten. Une praktikoj ri-leximin e librave ne periudha te ndryshme. Eshte shume interesante se si i njejti liber tingellon ndryshe ne kohe te ndryshme. Eshte pikerisht zhvillimi yne mendor dhe jetesor qe sjell kete ndryshim ne perceptim. Bejeni edhe ju: ri-lexoni librat tuaj te preferuar.

V. Beni Aktivitet Fizik

Populli thote “Mendja e shendoshe, ne Trup te shendoshe”. Zgjidhni te beni aktivitete fizike cdo dite te jetes tuaj. Nuk ka rendesi nese eshte ecje apo fiskulture e lehte apo punet e shtepise. Ushtrimet fizike ju ndihmojne te hiqni stresin dhe te rigjeneroni fuqite.

Semundjet e trurit jane shume te veshtira, ndaj ia vlen investimi ne aktivizimin e mendjes dhe trupit per te gezuar nje pleqeri te gezueshme dhe me shendet te mire.

Qofshi mire!

Featured image: http://res.freestockphotos.biz/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.