Mesoni per ‘Gjumin e Bukurise’ dhe Sekretet e tij

Keni degjuar per konceptin e ‘Gjumit te Bukurise’? Perdoret shpesh ky term, sidomos nga njerezit te cilet dalin shpesh ne ekran apo nga foto modelet.

Behet fjale per nje regjim te caktuar gjumi, i cili ndihmon ne:

  • Mosplakjen,
  • Ne ruajtjen e nje paraqitje te fresket,
  • Ne pasjen e nje lekure te bukur.

Dhe, mqs. lekura eshte organi me i madh dhe me i dukshem i trupit, ky lloj regjimi gjumi ka marre emrin ‘gjumi i bukurise’.

Regjimi i ‘Gjumit te Bukurise’

Po cfare eshte ne te vertete regjimi i ‘gjumit te bukurise’?

Jane tre komponente qe percaktojne kete regjim:

I. Oret e Domosdoshme te Gjumit

Qe te jesh i/e bukur dhe te te dukesh me i/e re duhet te flini te pakten 7 ore/nate. Kjo e vertetuar sipas nje studimi te fundit. Edhe pse njihet se shkencetaret rekomandojne qe nje i rritur duhet te fleje nga 7 – 9 ore/nate per te qene i shendetshem. Por, per te ruajtur bukurine mjaftojne 7 ore gjume i mire.

II. Oraret e Pershtatshme te Gjumit

Nese doni te keni lekure te bukur duhet ta harroni jeten e nates. Per nje pamje te fresket dhe pa rrathet e zinj poshte syve, duhet te flini jo me vone se ora 22 e mbremjes. Akoma me mire do ishte nese do flinit edhe 1 ore me heret. Zgjimi heret ne mengjes ruan ciklin biologjik te trupit. E kam pare efektin e ketij regjimi tek disa njerez ne jeten time. Dhe po i referohem njerezve me axhenda shume te ngarkuara. Por, qe nuk toleronin tek pjesa e gjumit te bukurise.

III. Mbajeni Stresin Larg Jetes Tuaj

E marr me mend se tigellon pak teorike kjo pike e regjimit te ‘gjumit te bukurise’. Por, miq te dashur, ky eshte nje tjeter aspekt i rendesishem ne ruajtjen e bukurise tuaj. Gjeni menyra qe ta shkarkoni stresin e perditshmerise:

  • Sport,
  • Kohe e bukur me miqte,
  • Ndiqni pasionet tuaja, etj.

Nje dite e kaluar me stres, dhe nje nate kur truri dhe trupi jane ende te kapluara nga stresi, nuk ndihmojne ne regjimin e bukurise tuaj.

Sot zgjodhem nga Lista jone e Bukurise (BEAUTY Wish List) disa produkte qe lidhen me bukurine: (i) Serumin me Vitamine C dhe Acid Halyroik, (ii) Setin e Kremerave per kujdesin e lekures se gjithe trupit, (iii) Jastekun e Bukurise, dhe (iv) Mjeti per trajtimin e rrudhave. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Keto ishin sekretet e ‘Gjumit te Bukurise’ te dashur miq. Nuk jane aq te pamundura per t’u realizuar. Mjafton deshira dhe vullneti yne per te investuar tek bukuria jone. Nuk ka make up ne bote qe mund te mbuloje persosshmerisht problemet e nje lekure me probleme. Ndaj, ju ftoj ta modifikoni regjimin tuaj ditor drejt atij te ‘gjumit te bukurise’. Do e shihni qe jo vetem do dukeni me bukur, por edhe do ndiheni me mire.

Featured image: https://www.needpix.com

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.