Dhuna ndaj Gruas eshte Dhune ndaj Jetes

Sot eshte Dita Nderkombetare e Luftes kunder Dhunes ndaj Grave. Tingellonte disi qesharake ne disa media kur thuhej se dita e sotme edhe Dita Nderkombetare e Dhunes ndaj Grave. Qe e marre ne kuptimin e pare te fjales, i bie se kjo dite i dedikohet festimit te dhunes ndaj grave. Nga kjo mungese vemendje, mund te kuptohet se sa pak kuptohet nga shoqeria jone rendesia e kesaj dite.

Une jam vete grua. Fatmiresisht, nje grua e rritur pa dhune ne familjen time. Kam patur fatin edhe te rritem nga nje grua (nena ime), qe nuk e ka njohur dhunen ne jeten e saj. Dhe merita per kete i takon ne pjesen me te madhe tim eti. Ai ishte nje mashkull shume i emancipuar dhe gjithnje thoshte:

Dhuna ndaj Gruas eshte Dhune ndaj Jetes.

Por, rasti i familjes time eshte nder te paktet jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne bote. Fatkeqesisht dhuna ne familje eshte nje fenomen shume shqetesues ne mbare boten. Sipas OBSH, 35% e grave ne bote jane dhunuar te pakten 1 here ne jete. Kryesisht dhunohen partneret, por jo rralle edhe nenat dhe femijet.

Kur degjoj raste te meshkujve te dhunshem me femrat, gjithnje pyes veten se cfare u kane dhene per te pire nenat kur kane qene te vegjel. Gjithashtu, pyes veten se si i kane edukuar kaq keq sa te prodhojne sjellje aq te dhunshme brenda tyre. Por, per cudine time te madhe, disa nga nenat e ketyre njerezve jane vete shume te buta dhe te mira. Ne disa raste edhe baballaret e tyre jane po ashtu njerez te qete e qe qendrojne larg dhunes. Ndaj, eshte shume e cuditshme se si djemte e tyre jane kaq te ndryshem nga ata vete. Si behen te tille valle?

Arsyet e Nxitjes se Dhunes

Trashegimia familjare

Arsyeja paresore eshte trashegimia familjare. Nje femije qe eshte rritur ne nje ambjent te dhunshem familjar, e trashegon kete sjellje dhe behet edhe vete i dhunshem.

Trajtimi i Pabarabarte i Femijeve

Une mendoj se nje tjeter arsye, qe i ben femijet (sidomos djemte) te dhunshem eshte llastimi i tyre qysh ne femijeri. Familjet shqiptare i trajtojne djemte ne menyre te vecante nga vajzat. Edhe pse motra e vellezer njesoj, djemte jane me te privilegjuar sepse ata jane trashegimtaret e mbiemrit te familjes. Kur lind nje djale ne Veri te Shqiperise thuhet “Lindi pushke”. Dhe nje trajtim i tille ben qe djemte te jene te llastuar dhe te kerkojne gjithnje te bejne cfare duan ata. Por jeta prej te rrituri i perball ata me sfida qe kerkojne maturi dhe force te brendshme per t’u perballuar. Dhe ne pamundesi per tu perballur si burrat, ata dhunojne kedo rrotull tyre.

Mjedisi i Dhunshem

Jetojme ne nje mjedis shume te dhunshem. Perdite perballemi me dhunen psikologjike, shkeljen e te drejtave, dhunen seksuale, dhunen fizike deri edhe ne marrjen e jetes se tjetrit. Nje shoqeri kaq e dhunshme ndikon ne transmetimin e kesaj dhune brenda ne familje.

Mentaliteti i Shoqerise

Jetojme ne nje shoqeri qe ende mendon se te nxjerresh te palarat e shtepise ne shesh eshte turp. Edhe kur keto te palara jane dajak i perditshem apo llojet e tjera te dhunes. Jetojme ne nje shoqeri qe mendon se burri ka gjithmone te drejte. Dhe se femra asnjehere nuk eshte ne nivelin e duhur per te permbushur kerkesat ndaj saj. Ndaj, fajtore per problemet ne familje eshte gjithnje gruaja.

Mungesa e Arsimimit

Studime dhe statistika tregojne se dhuna eshte me shume prezente tek meshkujt dhe femrat me nivele te uleta arsimimi.

Produktet qe kemi zgjedhur per sot jane per zonjat e dashura. Jane ideale per t’ua bere dhurate ne shenje mirenjohje dhe falenderimi. Klikoni mbi fotot e tyre per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

A ka Zgjidhje te Pranueshme?

Une mendoj se zgjidhja vjen nga vete te dhunuarat. Grate, dhe femrat ne pergjithesi, duhet t’i thone JO Dhunes. Ato nuk duhet te pranojne ne heshtje te dhunohen brenda ne folene familjare. Denoncimi i dhunes eshte nje investim per te ardhmen e femijeve dhe te vete dhunuesit. Ka shume dhunues, te cilet as qe e konceptojne dhunen si akt te denueshem. Ata mendojne se sjelljet e dhunshme jane pjese normale e marredhenieve familjare.

Faktor i rendesishem jane edhe familjet e te dhunuarave (familjet e tyre te origjines). Ato nuk duhet te mbyllin syte perpara dhunimit te vajzave te tyre. Duhet t’i mbrojne e mbeshtesin ne hapat, qe do ndermarrin per ndalimin e dhunes.

Legjislacioni eshte i kompletuar persa i perket dhunes ndaj grave dhe dhunes ne familje. Sigurisht qe ka ende per te permiresuar ne drejtim te zbatimit te tij ne praktike.

Se fundmi, investimi me i madh duhet bere tek femijet. Ata, posacerisht, duhet te edukohen kunder dhunes ndaj femrave. Mos e pranoni dhunen, ne menyre qe edhe femijet te mesojne te sillen ne te njejten menyre. Edukojini femijet me modelin “Gabimet qe bejme, ndeshkohen”. Trajtojini femijet njesoj dhe nxitini te kene sa me shume shoqe. Mbi te gjitha, duajini dhe mbajini femijet prane vetes. Dashuria eshte arma me e forte e nje gruaje per te luftuar te keqen ne familje.

Ne kete dite te vecante urojme sa me pak dhune ne familjet shqiptare. Urojme qe si meshkujt edhe femrat te respektojne shenjterine e berthames familjare dhe ta mbajne ate sa me larg dhunes.

Featured image: https://upload.wikimedia.org/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.