Si t’i ‘detyrojme’ Adoleshentet te bejne Aktivitet Fizik

80% e adoleshenteve ne bote nuk permbushin kerkesat minimale te moshes persa i perket aktivitetit fizik. Keto gjetje na cojne te mendojme per menyrat e duhura per te nxitur adoleshentet te merren me aktivitet fizik.

Ekziston nje perceptim i pergjithshem se adoleshentet e sotem perfshihen shume me pak ne aktivitete fizike. Dhe, mesa duket kjo gje eshte vertetuar edhe shkencerisht. Jane disa faktore qe ndikojne ne kete situate: koha e kaluar online, mundesia e transportit automobilistik, preferenca per argetimet qe nuk perfshijne aktivitetin fizik, frika e qendrimit jashte vetem, menyra si jane mesuar qe ne femijeri, etj.

Studimi i OBSH

Vitet e fundit OBSH ndermori nje studim ne bashkepunim me Imperial College London, dhe University of Western Australia. Fokusi i studimit ishte matja e nivelit te aktivitetit fizik per para-adoleshentet dhe adoleshentet, mosha 11 – 17 vjec. Pjesemarresit ne studim, 1.6 milion vajza dhe djem nga 146 vende te botes, kane plotesuar pyetesore ne lidhje me aktivitetet fizike qe kryejne cdo dite. Lista e aktiviteteve perfshinte:

  • Lojera aktive,
  • Sportet,
  • Punet e shtepise,
  • Ecje ne natyre,
  • Dhenia e bicikletes,
  • Levizja ne kembe ose me mjete qe kerkojne levizje nga njeriu,
  • Oret e Edukimit Fizik
  • Ushtrime fizike te tjera (palester, etj.)

Si baze krahasimi per rezultatet e studimit eshte marre standarti minimal i aktivitetit fizik. Sipas OBSH, cdo adoleshent duhet te kryeje minimalisht 1 ore aktivitet fizik mesatar ose me intensitet te larte ne dite.

Produktet e sotme ndihmojne adoleshentet te merren me aktivitete te ndryshme. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Rezultatet e Studimit

Dhe, rezultatet e studimit ishin aspak te kenaqshme:

  • 80% e adoleshenteve qe ndjekin shkollen nuk e permbushin standartin e aktivitetit fizik ditor.
  • 78% e djemve adoleshente ne bote nuk permbushnin kete standart.
  • 85% e vjazave adoleshente ne bote nuk permbushin standartin e aktivitetit fizik ditor.
  • Vajzat tentojne te ulin nivelin e aktivitetit fizik nga viti ne vit.

Besoj, e kuptoni te dashur miq se cfare do te thote kjo ne praktike. 80% e adoleshenteve qe shkojne ne shkolle sot, nuk arrijne te marrin perfitimet bazike per shendetin. Dhe po flasim per minimumin e ketyre perfitimeve ne nje nga moshat me te rendesishme. Po flasim per periudhen kur shtati merr zhvillimin me te madh. Kur gjendja emocionale kalon nje proces te veshtire temperimi. Pra, nje periudhe pergatitje shume intensive e trupit per jeten si te rritur.

Pasiviteti ne rritje tek vajzat eshte edhe me shqetesues. Ato jane nenat e ardhshme dhe nese shendeti i tyre shfaq probleme, rrezikohet edhe shendeti i gjenerates se re.

Si t’i ‘shtyjme’ Adoleshentet drejt Aktivitetit Fizik

E kam thene edhe me pare se adoleshentet jane qenie njerezore me fuqine e te rriturve dhe me energjine per t’u marre me gjerat si te vogelusheve. Ndaj, misioni per t’i terhequr ata drejt aktiviteteve fizike eshte kompleks. Ja disa ide:

  • Shtyjini femijet drejt sporteve. Dhurojuni abonime ne palestra apo ne ekipe sportive.
  • Nxitini te mesojne te vallezojne. Shkruajini ata ne kurse te ndryshme vallezimi.
  • Perfshijini ne kryerjen e puneve te shtepise, si kusht per te dale me shoqerine.
  • Organizoni mini-kampionate sportive ne komunitetet, ku beni pjese. Merrni me vete edhe femijet tuaj adoleshente.
  • Aplikoni ne familjen tuaj stil jete aktiv, ne menyre qe t’ua impononi ate edhe femijeve tuaj.
  • Ndajeni me adoleshentet informacionin per perfitimet shendetesore te aktivitetit fizik: ecjes, sporteve, etj. Lerini ata ta marrin vendimin per perfshirjen ne keto aktivitete.

Keto jane disa ide per terheqjen e adoleshenteve drejt sportit. Mirepres ide te tjera nga ju te dashur miq. Eshte detyra jone si prinder qe te mbeshtesim mireqenien e brezit te ri me cdo kusht.

Featured image: https://www.needpix.com

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.