Te jetosh nen Hijen e Termetit 1

E dime qe ju kane munguar artikujt e rinj ne blogun tone javen e fundit miq te dashur. Por, jemi te sigurt se do na mirekuptoni. U bene 6 dite qe jemi pershire ne vorbullen e termeteve, qe duken se nuk do reshtin kurre.

Per me teper, ne numerohemi nder te prekurit e drejtperdrejte nga termeti. Pallati ku ne banonim ka pesuar demtime te medha. Nga dje ai eshte i rrethuar me shiritin bardhe e kuq ne pritje per ekzaminime te metejshme.

Pa dashur t’iu trishtojme, donim t’iu rrefenim disa nga perjetimet e te jetuarit nen kercenimin e termetit. Gjithnje nese mund ta quajme jete nje ekzistence kaq konfuze dhe te mbushur me ankth.

Si e jetuam Naten e Termetit te Madh

Gjithcka filloi oret e para te dates 26 Nentor. E degjuam termetin e vogel qe ra rreth ores 2 te mengjesit. Por ishte nje lekundje e shkurter dhe jo shume e forte. Rame te flinim perseri, pa e ditur se cfare na priste. Dhe termeti i tmerrshem nuk vonoi me gjithe forcen e vet. Toka u lekund fuqishem dhe gjate. Ne katin e peste, ku ndodhet apartamenti yne, ne degjonim vetem kercitje e zhurma pafund. Vala goditese erdhi nga veriu dhe gjithcka levizte ne drejtimin veri – jug.

Sapo filloi termeti iken dritat dhe ne u mbuluam nga terri i mbushur me zhurma te frikshme. Iu thirra te gjitheve ne shtepi te rrinin neper krevate e te mos leviznin derisa te mbaronte lekundja. Por, jo te gjithe me degjuan. Ose me mire, paniku beri qe motra ime me vajzen e vogel ne krah te levizte drejt dhomes tone. Vetem kur degjova te qaren e mbeses e kuptuam se ato te dyja ishin aty.

Minutat e tmerrit mbaruan dhe ne ndezem dritat e telefoneve celulare. Kur dolem ne korridor na u prene gjunjet. Nje dollap qe ndodhej aty ishte rrezuar fiks ne vendin ku kishte kaluar motra me mbesen e vogel. Menjehere skenaret vershuan ne mendje. Dhe filluam te falenderonim zotin qe kishte ruajtur dy engjejt tane.

Oret deri ne te gdhire ishin te tmerrshme. Kishim frike te dilnim jashte se ishte shume erresire dhe nuk e dinim gjendjen e shkalleve dhe te pallatit. Rrinim ne kuzhine me deren e verandes te hapur, qe ne rast te nje termeti tjeter te dinim aty. Bente shume ftohte, si zakonisht ne oret e para te mengjesit. Ne vazhdonim te rrinim ne erresire me driten e celulareve.

Telefonatat e para me te afermit as nuk i mbanim mend. Ishim teresisht te shokuar. Ne nje moment te caktuar u kujtuam te merrnim komshinjte e katit te pare. Ata na thane se nuk mund te dinim jashte se ishin bllokuar shkallet.

Shkaterrimet qe beri termeti i 26 Nentorit te shkallet e pallatit tim.
Shkallet e pallatit mengjesin e termetit te madh.

Dalja nga Shtepia

Sapo u gdhi, motra zbriti poshte te kontrollonte situaten e shkalleve. Ishim totalisht te shokuar. U kthye pas 30 minutave teresisht e tronditur me c’kishte pare ne katin e pare, dhe lajmet e kobshme per rrezime hotelesh dhe pallatesh. Na solli edhe lajmin se nuk mund te dilnim nga pallati se shkallet ishin bllokuar nga shembja e murit ngjitur me to.

Vendosem te therrisnim policine ne ndihme. Patrulla e policise erdhi shume shpejt. Nderkohe qe po komunikonim me ta ne telefon dhe na thane se po ngjiteshin te na merrnin, ra perseri termet. Nje termet me i shkurter si kohezgjatje, por i ngjashem per nga forca. Dolem ne verande dhe pame njerezit te vraponin neper rruge. Ne moment mberrin lart nje polic i patrulles, i zverdhur dylle ne fytyre. Na kerkoi te dilnim me urgjence nga shtepia. Mesa duket ishte tmerruar nga termeti qe kishte perjetuar ndersa ngjiste shkallet.

Mbaj mend qe nxitova te merrja vetem nje cante me gjerat e domosdoshme per femijen. Policet kishin levizur nje pjese te murit te rene tek shkallet. Serisht shkallet ishin shume rremuje dhe mezi arritem te dilnim. Por megjithe vajzen e vogel qe qante, tashme ishim jashte shtepise.

Te Pastrehe nga Termeti

Kurre ne jeten time nuk kam qene pa shtepi. Por, mendoj se asnjehere nuk e kam vleresuar sa duhet vleren e te pasurit te nje strehe mbi koke.

Kur dolem poshte, e pashe veten se kisha dale me pizhama dhe me nje xhup, qe ma kapi dora teksa po dilja nga shtepia. U futem ne makine dhe nuk dinim nga te shkonim. Vajtem te bregu i detit. Ky i fundit kishte nje qetesi te frikshme. Nuk levizte asnje dallgeze, duke krijuar nje kontrast te frikshem me gjurulldine qe po ndodhte ne toke, pikerisht prane tij.

Menduam te bejme nje xhiro per t’u qetesuar pak, por ngado gjeje postoblloqe policie qe nuk lejonin te shkoje me tej. Tmerri sa vinte e na shtohej. Mesa duket fjalet qe kishim degjuar per rrezimet e ndertesave ishin te verteta.

Braktisja e Pallatit

Dhe, shume shpejt pame neper lajme se cfare kishin shkaktuar dy termetet e mengjesit te 26 Nentorit. Kujtoj se sa here shihja pamjet nga Thumana dhe Durresi, me mbusheshin syte me lot. Doja te qaja, por nuk mundesha se duhej te qeshja e te luaja me gocen e vogel. Kjo ishte me e pakta qe mund te beja per te. Nje femije shume i vogel, qe po e kalonte diten ne makine; larg nga lodrat e saj dhe rehatise se shtepise.

Te konfuzuar sic ishim, vajtem tek emergjencat civile qe te merrnim nje ekspert per te na thene se ne c’gjendje ishte pallati. Te gjitha grupet e eksperteve ishin ne terren. Disa tek godinat e rrezuara dhe te tjere tek hotelet e shumta ne zone. I pritem grupet e eksperteve deri ne oren 15.00 dhe aty vendosem te shkonim ne hotel. U ngjitem lart te merrnim ndonje placke apo gje te domosdoshme.

Ankthin e perjetuar ne shtepi nuk mundem ta pershkruaj dot. Ishte e tmerrshme. Papritur, shtepia, ajo streha e ngrohte ishte kthyer ne burim ankthi dhe stresi. Ndjesia ishte se nga momenti ne moment pallati mund te rrezohej e te na zinte brenda. U larguam me vrap dhe te tmerruar.

Ja si duket hyrja e pallatit pas termetit te 26 Nentorit.
Hyrja e Pallatit pas termetit te madh.

Oazi mes Dridhjeve te Termeteve

Por, mesa duket fati na kishte ruajtur nje surprize pozitive ne fund te asaj dite tmerresisht te lodhshme. Ai ishte Kompleksi “Parku Ashiku”. Vendi qe na priti aq mire dhe na konformoi ne mes te frikes dhe tmerrit qe na kishte kapluar.

Nje vend i mrekullueshem, ku zoti na drejtoi si me dore ne mes te konfuzionit total, qe na kishte mbuluar. Edhe pse kishim qene disa here atje me pare, asnjehere nuk e kisha menduar nese ishte i qendrueshem ndaj termeteve.

Dhe zgjedhja jone ishte perfekte. Gjate darkes binin termete mbi 5 balle dhe neve vetem sa na levizte pak uji ne gote. Habiteshim se si ishte e mundur qe ajo ndertese arrinte te perballonte lehtesisht lekundje te tilla. Ishte vertete nje oaz ne mes te gjurulldise tmerruese te lekundjeve te tokes, konfuzionit qe papritur mbetem pa shtepi dhe lajmeve te hidhura, qe vinin nga zonat e prekura nga termeti.

Kjo ishte dita e pare e termetit, ashtu sic e perjetuam ne realitet te dashur miq. Ne u prekem direkt nga termeti. Por serisht e mendojme veten nder te prekurit me fat. Pasi ishim te gjithe shendoshe dhe ne fund te dites kishim mundesi te strehoheshim ne nje hotel te ngrohte dhe te rehatshem.

Por, jo te gjithe ‘viktimat’ e ketij termeti paten te njejtin fat. Disa humben jeten. Disa humben te dashurit e tyre. Disa u plagosen nen panikun e termetit. Shume humben shtepite dhe e gjeten veten nen qiellin e hapur. Zemrat tona ende pikojne gjak per humbjet dhe dhimbjet e gjithe te prekurve nga termeti. Zoti na dhente force e durim per ta perballuar kete perplasje me forcen e natyres.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.