Deti na Fal Mundesine te Lumturohemi?!

Ndersa po navigoja online, me doli perpara syve nje artikull i Revistes Psikologjia. Ne te flitej per aftesine qe ka deti per te na falur kenaqesi. Dhe ishte pikerisht te vezhguarit e detit aktiviteti pergjegjes per kete gje. Vezhgimi i detit nxit korteksion parafrontal ne trurin tone, duke na shkaktuar emocione pozitive.

Sipas psikologeve, vezhgimi i detit ben te mundur uljen e ankthit. Gjithashtu, ndikon ne rritjen e mireqenies emocionale te njeriu. Kjo eshte arsyeja perse ne shohim shpesh njerez qe ulen perballe detit edhe per nje kohe te gjate. Deti, pervec vetive te tjera kuruese, sheron ngarkesat psikologjike dhe lehteson shpirtin e njeriut.

Dhe ndersa po i lexoja keto rradhe, automatikisht po mendoja te shkoja ne breg te detit per te hequr ankthin, qe termeti ka lene brenda meje. Por, menjehere e largova si mendim. Thjesht fakti se termeti erdhi nga deti, mjafton qe te mos mundem ta shijoj detin per ca kohe. Ajo pamja e detit diten pas termetit do me mbetet ne koke per shume kohe.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Efekti i Valeve te detit

Studiuesit e lidhin efektin qetesues te valeve te detit me zhurmat qe femija degjon ne barkun e nenes. Kjo eshte arsyeja perse cdo njeri, pavaresisht moshes, kur takohet perhere te pare me detin ndjen nje kenaqesi te thelle. Nen-vetedija e tij/saj kujton zhurmat e para qe degjoi nga kjo bote. Si edhe ndjenjen e ngrohtesise dhe sigurise ne barkun e nenes.

Edhe pse zhurma e detit gjithnje me ka qetesuar dhe gezuar, sot nuk mundem ta shijoj dot. Deshiroj shume qe ta kaloj kete gjendje sa me shpejt dhe t’i rikthehem bregdetit, si nje nga vendet e mia te preferuara. Jam e sigurt se do e arrij nje gje te tille. Sic thote populli: “Koha eshte ilaci i te gjitha gjerave”. Ndaj, edhe une do i jap pak kohe vetes te clirohem nga ndjenjat e ankthit dhe pasigurise.

Nderkohe, ju miq te dashur mos hezitoni t’i drejtoheni bregut te detit sa here qe te ndiheni te ngarkuar shpirterisht. Do habiteni edhe vete se sa mire do ndiheni pasi seances se vezhgimit sy-me-sy me detin -:)

Qofshi Mire!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.