Ngrohja Globale po ndikon ne Lindjet e Parakohshme?!

Lindjet e parakohshme jane nje fenomen ne rritje ne dekadat e fundit. Deri me sot jane rreshtuar disa faktore, qe ndikojne ne lindjet e parakohshme:

  • Mosha e nenes, kur nena eshte mbi 35 vjec shtohen shancet per te pasur lindje te parakohshme.
  • Abuzimet e mehershme te prinderve me alkool dhe drogera.
  • Stresi i jetes se perditshme dhe ai gjate periudhes se shtatzanise.
  • Problemet shendetesore te nenes, etj.

Se fundmi, shkencetaret kane vezhguar nje faktor tjeter qe po ndikon ne shtimin e lindjeve te parakohshme: Temperaturat e Larta.

Studimi ne SHBA

Studiuesit amerikane kane ndermarre nje iniciative krejtesisht te re. Ata kane studiuar te dhenat per lindjet e parakohshme. Periudha e vezhgimit eshte 19 vjecare (1969 – 1988). Rezultatet e vezhgimit nuk jane aspak optimiste:

  • Temperaturat mbi 32.5 grade ne vere rrisin shancet per te pasur lindje te parakohshme.
  • Ne SHBA numerohen rreth 25,000 raste/vit lindjesh te parakohshme per kete shkak.
  • Bashke me lindjet e parakohshme zvogelohet numri i diteve gestionale (ditet qe bebi rritet ne barkun e nenes) me rreth 2 jave/lindje te parakohshme.
  • Mesatarisht ne nje vit ne SHBA, llogariten te humbura 150,000 dite gestionale per bebet e lindura para kohe.
  • Bebet qe nuk rriten mjaftueshem ne barkun e nenes, jane te rrezikuar per te pasur probleme shendetesore gjate jetes.
  • Sipas parashikimeve te ngrohjes globale, pritet qe deri ne fund te shekullit ne XXI-te te mungojne rreth 250,000 dite gestionale cdo vit.

Hapsire per Blerje

Sot zgjodhem per ju disa produkte qe lidhen me periudhen e bukur, por te veshtire te shtatzanise. Keto produkte ndihmojne per te pasur nje shtatzani me te lehte dhe te mbare. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere.

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Lexoni te tjere artikuj per Aktualitetin Shqiptar & Boteror.

Cfare duhet bere me tej

Sic mund ta kuptoni te dashur miq, situata nuk eshte aspak e kenaqshme. Mesa duket ngrohja globale i ka shtrire kthetrat e veta kudo. Deri me sot njihen problemet, qe po hasen me zhdukjen e specieve te ndryshme te faunes. Por, tashme efekti po ndihet edhe me tej: tek vazhdimi i jetes njerezore.

Rezultatet e nxjerra nga ky vezhgim duhet te sherbejne si pikenisje per ta studiuar me thelle kete fenomen. Gjithsesi, nje gje eshte e sigurte: Shoqeria njerezore duhet te ndergjegjesohet dhe te punoje me shume ne lidhje me ngrohjen globale. Duhet lene menjeane politika dhe fantazia e medias. Eshte koha qe te dalin me shume ne pah dhe te degjohen shkencetaret dhe ambjentalistet.

Te dashur miq, cdo dite e me shume po na forcohet bindja se problemet madhore te planetit dhe natyres duhet te prevalojne ne jeten tone. E gjithe mireqenia qe ne perpiqemi te ndertojme me shume mund e djerse, vlen shume pak para rreziqeve qe hasim pikerisht nga keto probleme. Le te behemi te gjithe bashke e te punojme me shume per: ngrohjen globale, ndotjen e ambjentit, etj. Cfare mendoni ju miq te dashur ne lidhje me keto ceshtje? Lutemi te ndani me ne mendimet tuaja te vyera.

Featured image: https://www.needpix.com

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni te tjere artikuj per Aktualitetin Shqiptar & Boteror.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.