Lyerja e Shpeshte e Flokeve demton Rende Shendetin

Degjojme shpesh te flitet per kimikatet qe demtojne shendetin tone. Per fat te keq, ato jane kudo rrotull nesh: produktet e higjenes, disa here edhe ne ushqime, produktet kozmetike, ne toke, te ajer, ne uje, etj.

Numerohen shume efekte negative te kimikateve per mjedisin dhe shendetin e njeriut. Por, me shume pune duhet bere per te ndergjegjesuar njerezit per keto ceshtje.

Kimikatet dhe Kanceri i Gjirit

Shkencetaret kane studiuar vazhdimisht efektet e kimikateve ne shendetin tone. Nje studim interesant u be ne SHBA, ku u studiua lidhja e disa aspekteve te jetes se perditshme me kancerin e gjirit. Pjesemarreset ne studim ishin 46,709 gra te moshes 35 – 74 vjec, te cilat kishin nje moter te semure me kancerin e gjirit. Asnjera nga pjesemarreset nuk ishte vete e diagnostifikuar me kete semundje. Ato u pyeten per 6 vjet (2003 – 2009) per shume aspekte te jetes se tyre. Nder to ishin edhe pyetjet per kujdesin ndaj flokeve (frekuencen e lyrjes dhe drejtimit te tyre, si edhe produktet qe perdornin). Me tej studiuesit vezhguan shendetin e pjesemarreseve per 10 vite te tjera per te pare rastet e shfaqjes se kancerit te gjirit.

Rezultatet e Studimit

Rezultatet e studimit jane aspak optimiste.

  • Lyerja e shpeshte e flokeve (me shpesh se cdo 45 dite) rrit shancet per t’u semure me kancerin e gjirit.
  • Grate me ngjyre, qe lyejne shpesh floket, kane nje rrezik te shtuar prej 45% per t’u prekur nga kanceri i gjirit.
  • Grate e bardha, qe lyejne shpesh floket, kane nje rrezik te shtuar prej 7% per t’u prekur nga kanceri i gjirit.
  • Perdorimi i produkteve per drejtimin e flokeve mbart nje rrezik te shtuar nga 18% – 28% (kur perdoren cdo dite) per t’u prekur nga kanceri i gjirit.
  • Differenca ne perqindje vjen si rezultat i produkteve te ndryshme per perdoren nga 2 kategorite e grave.

Lexoni me shume artikuj per Femrat.

Cfare Duhet te Bejme

Shkencetaret theksojne nevojen per rishikimin e produkteve qe perdoren per lyerjen dhe drejtimin e flokeve. Duhet shmangur efektet qe ato kane mbi hormonet femerore.

Gjithashtu, keshillohet perdorimi i produkteve me baze organike, ne vend te atyre me baze kimikatesh.

Nje keshille tjeter eshte qe te kombinohet perdorimi i bojrave permanente (qe nuk shplahen kur lahet koka) me ato te perkohshme. Perdorni me shume llak me ngjyre apo shampo-color, apo pudra korrigjuese, per te kuruar look-un e flokeve. Kjo do bente qe te zgjatej periudha mes perdorimit te bojrave kimikate per lyerjen e flokeve.

Sic e shihni, miq te dashur, bukuria vertete vjen me dhimbje. Por, duhet te bejme kujdes qe deshira per t’u dukur bukur te mos demtoje shendetin tone. Semundjet si kanceri i gjirit jane semundje te veshtira dhe me pasoja deri edhe terminante. Ndaj, le te gjejme nje kompromis te pranueshem mes produkteve kozmetike per nje look te bukur me ruajtjen e shendetit.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Featured image: https://www.needpix.com

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni me shume artikuj per SEMUNDJET E KANCERIT.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.