Edhe njehere Grate rezultojne me te Forta se Burrat

Diskutimi i perjetshem mes gjinive se cili/cila eshte me e forte edhe njehere ka anuar nga ana e grave. Nuk e kam fjalen per forcen fizike, por per ate mendore ne perballimin e problemeve ndersa mosha ecen.

Nje studim i bere ne SHBA dhe i publikuar ne The Journals of Gerontology (Society of America) ka studiuar pervojat e cifteve ne moshe te mesme dhe atyre ne moshe te thyer. Interesi i studiuesve ishte per te pare se si ndikonin mbi keto cifte perballja me problematikat shendetsore te secilit partner. Studiuesit u fokusuan tek ato cifte, ku secili nga partneret vuajne nga semundje, qe kerkonin kujdes te formave te ndryshme apo edhe te kunderta. Nje situate e tille brenda ciftit quhet nga shkencetaret si situate me kushte kronike te veshtira.

Rezultatet e Studimit

Pjesemarresit ne studim ishin 1,116 cifte, te cilet u vezhguan per 8 vite rresht. Rezultatet e studimit nxoren ne drite disa fakte te rendesishme.

  • Perjetimi i situatave me kushte kronike te veshtira mes ciftit per me shume se 2 vjet rresht, con ne shfaqjen e simptomave depresive.
  • Burrat shfaqin shenja me te renda depresioni kur partnerja e tyre ka nevoje per perkujdesje ekstra.
  • Grate duket se arrijne ta luftojne me mire depresionin, kur partneri i tyre kerkon perkujdesje te vecanta.

Sic duket nga rezultatet e studimit, gruaja brenda ciftit mbart nje force me te madhe mendore dhe shpirterore per te perballuar situatat e veshtira shendetesore. Edhe pse kjo gje eshte e provuar edhe nga raste te jetes reale, eshte pak e cuditshme te kuptohet pse ndodh keshtu. Burrat jane me te fuqishem se grate dhe presupozohet se duhet t’i perballojne me mire situata te tilla te veshtira mes ciftit. Por, duket se burrat te mesuar gjithe jeten duke perfituar nga marredhenia ne cift, e gjejne te veshtire ta perballojne humbjen e ketij statusi. Te gjendur ne situaten kur jane ata qe duhet te japin me shume, ata e humbasin kontrollin e situates dhe leshohen ne krahet e depresionit.

Produktet e zgjedhura per sot jane ne sherbim te nje jete te shendetshme dhe aktive per ciftet e moshes se mesme dhe te moshuar. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet e produkteve dhe per t’i blere ato.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Keshilla Parandaluese

Studiuesit rekomandojne qe gjetjet e ketij studimi te perdoren si mesime si per ciftet ne moshe te mesme, ashtu edhe per femijet e ketyre cifteve. Ja disa nga keshillat:

  • Ciftet qe ne moshe te mesme duhet te jene te kujdesshem me ndertimin e rutines se tyre. Ata duhet te hane shendetshem dhe te bejne nje stil jete aktiv (te ushtrohen rregullisht, te udhetojne rregullisht, te bejne jete aktive sociale, etj.)
  • Diagnostifikimi i secilit partner me semundje kronike, jep deri ne 2 vjet hapsire kohore per te gjithe familjen per t’u pershtatur me gjendjen e re. Perdoreni kete kohe me mencuri per te ndertuar nje rutine, qe funksionon per te gjithe.
  • Balancimi i suportit mendor dhe shpirteror mes ciftit qe ne vitet e hershme te bashkejeteses se tyre. Askush nuk e parashikon dot te ardhmen, ndaj nje kontribut i balancuar ne cift, do te ndihmonte per perballimin me mire te cdo situate shendetesore.
  • Eshte shume e rendesishme qe te beni gjithcka per shmangien e depresionit. Ai ben nje dem shume te madh shtese tek partneret ne cift, tashme me problematika te tjera shendetesore.

Sic e shikoni miq te dashur, me kalimin e viteve mund te hasemi me probleme qe mund ta ndryshojne plotesisht mireqenien tone ne cift dhe familje. Le te behemi te ndergjegjshem per gjera te tilla dhe te marrim masa sa jemi ende ne kohe. Kjo do na siguronte krijimin e kushteve per nje jete cilesore edhe ne vitet e ardhshme.

Qofshi mire!

Featured image: https://www.pxfuel.com/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni me shume artikuj rreth JETES NE CIFT.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.