Te jetosh nen Hijen e Termetit 2

Po vijoj me rrefimin tim per perjetimin e termetit miq te dashur. Pas kalimit te dites se pare dhe me te veshtires, mengjesi i dates 27 nentor me gjeti tek hoteli i “Parku Ashik”. Mqs. nje nate me pare ishim kolapsur heret ne gjume, u zgjuam shume heret dhe dolem te benim nje shetitje neper park.

Ishte nje dite e bukur me diell dhe nuk bente ftohte. Panorama rrotull nesh ishte e mrekullueshme. Nje pamje fund-vjeshte, por qe me shume ngjasonte me fund-pranvere. Bari ishte i gjelber, trendafilat ishin te celur, lulet e tjera po ashtu. Agrumet e mbjella ishin plot me fryte te pjekura, dhe ullinjte nxinin nga frutet e pjekura. Nje atmosfere e tille ishte si nje dhurate nga zoti per ne. Sigurisht per aq sa mund ta shijonim nje gje te tille. Sa here qe ulja koken te shihja kalldremin ku ecja, me dukej sikur toka po dridhej. Ishte nje ndjesi krejtesisht e pakendshme, qe me shoqeron edhe sot qe flasim.

Per inerci une fillova te beja ca foto shpejt e shpejt. Dhe telefoni im i zgjuar me beri kete video dhurate. Kerkoj ndjese per cilesine e disa fotove, por besoj do me mirekuptoni.

Foto te bera ne mengjesin e pare pas termetit ne “Parkun Ashik”

U futem ne restorantin karakteristik te hotelit per te ngrene mengjes. Vetem atehere e kuptuam se te gjithe bujtesit ne hotel ishin njesoj si ne. Njerez te trembur e te mbetur pa strehe nga termeti. I pashe edhe mbreme ne restorant, por aq e turbullt isha, sa nuk me punonte truri per te kuptuar. Familje nga Durresi, me femije fare te vegjel. Na tregonin tmerrin qe kishin perjetuar nga lekundjet e termetit. Te gjithe thoshim: “Sa me fat jemi qe kemi jeten e jemi shendoshe”.

Situata tek Pallati

Pas mengjesit u kthyem serisht tek pallati yne, per te pare gjendjen. Kur arritem, tmerri yne u shtua. Termetet e rena gjate 24 oreve te fundit e kishin renduar me shume gjendjen. Pallati ishte krisur deri ne katin e trete, dhe me shume mure kishin rene perdhe. Komshiu na tha se nje grup kontrolli kishte vajtur aty rreth 1 ore pasi ne ishim larguar. Kishin thene se situata e pallatit nuk ishte e mire, dhe askush nuk duhej te hynte brenda. Ne ate cast e kuptuam se nuk mund te shkonim me ne shtepi.

Vajtem tek emergjencat civile per te kerkuar ndihme. Ishim vetem me plackat e trupit qe prej me shume se 24 oresh. Aty nuk gjendej askush. I vetmi punonjes i njesise bashkiake qe ndodhej aty, ishte nje zoteri qe nuk kishte lidhje me emergjencat. Ai na tha te regjistronim emrin dhe numrin e telefonit. Nuk dinim c’te benim. Ndjesia e te qenurit pa shtepi ishte me e keqja ne bote. Ideja se per pak ore do erresohej dhe ne nuk kishim ku te futnim koken ishte nje ankth i papershkrueshem.

Falenderime nga Zemra

Por, edhe ne momentet me te erreta, ka gjithnje njerez te mire qe te zgjasin doren. Te afermit tane dhe miq nuk reshtnin se telefonuari. Te shqetesuar nga lajmet qe shihnin ne TV, ata na pyesnin si ishim dhe cfare na kishte ngjare. Dhe nuk vonuan ofertat per strehim. Une do doja t’i falenderoja te gjithe nga zemra ne keto rradhe. Vetem fjalet e tyre arriten te na e ngrinin zemren peshe.

Faleminderit teta Marija ne Greqi! Faleminderit Antonio ne Itali! Faleminderit Valmiri ne Kosove! Faleminderit Dori dhe Beni ne Tirane! Faleminderit Mersilda ne Shkoder! Faleminderit Svetllana ne Dhermi! Faleminderit Vina ne Itali!

Dhe se fundmi, nje falenderim special shkon per mikpritesit tane ne keto dite te pastermetit: Faleminderit nga zemra Adrian dhe Matilda Naco! Ata paten bujarine te na hapnin nje shtepi te tyren ne Sarande, larg lekundjeve te termetit. Nje mundesi per te larguar ankthin, qe na kishte mberthyer sa here qe ndjenim lekundje te tokes.

Ndjesia e Ankthit te Termetit

Ditet e para kemi folur me shume njerez, qe jetojne jashte Shqiperise per ate qe perjetuam. Askush nuk na kuptonte perse ishim trembur aq shume. Madje edhe na kritikuan perse nuk pranuam shtepine, qe na ofruan emergjencat civile po ne plazh. Ishte e pamundur t’ua shpjegonim tmerrin qe ndjenim. Dhe fillova te shqetesohem nese kishte dicka qe nuk shkonte tek une.

Por, nje interviste e Olta Gixharit ne skype ne Top Channel, me qetesoi. Si artiste e talentuar qe eshte, Olta ishte me e zonja se une per te pershkruar ndjesite e termetit. Ajo e kishte perjetuar termetin ne Durres, ne shtepine e prinderve te saj. Teksa rrefente, ajo tregonte se cfare kishin bere ne sekondat e tmerrshme te termetit. “Arritem te dilnim deri ne korridor”, thoshte ajo, “dhe ne momentin qe dera e shtepise nuk u hap qe te dilnim, ne u dorezuam dhe po luteshim”. E kam degjuar nga shume vete pershkrimin e moshapjes se deres se shtepise. Te gjithe kishin kaluar nje shok te tmerrshem ne ato momente, sidomos kryefamiljaret.

Dhe, njesoj si ne, Olta kishte zgjedhur te ikte larg. Jo larg nga shtepia, por nga ndjesite e ankthit qe la pas termeti. Ajo fliste per perjetimet e saj teksa e shihte qytetin e saj te shnderruar ne nje qytet fantazem. Edhe une te njejten ndjesi pata teksa shetisja me makine gjithe zonen e Golemit. Frike, kercenim, pasiguri, ndjenja e te qenurit e pafuqishme, braktisje (asnje njeri nuk shihje verdalle). Te gjitha keto te permbledhura ne nje ‘kokteil’ te vetme.

Largimi drejt Sarandes

Jeta eshte shume e cuditshme. Kishim folur per te vajtur ne Sarande gjate veres. Por, e mendonim te veshtire udhetimin e gjate me nje femije te vogel. Dhe ja ku vjen momenti qe te udhetonim drejt Sarandes, jo vetem me femijen, por ne nje gjendje krejtesisht te turbullt. Bashke me qenin dhe macen ne makine, te cilet asnjehere nuk kishin udhetuar kaq gjate.

Kujtoj se sapo dolem nga Lushnja, ndjeva nje lloj qetesimi. Te pakten nuk do ndjenim me lekundjet e termetit. Rruga ishte e gjate, por kaloi pa peripeci. Diamanti im i vogel na habiti me rezistencen qe shfaqi ne nje rruge aq te gjate. Ishte ajo qe na dha kurajo ne te tjereve.

Nuk do ta harroj kurre ndjesine e paqes qe kemi ndjere te nesermen e mberritjes ne Sarande. Edhe pse ishim ende rremuje ne shtepine ku u vendosem, ime moter kembenguli te dilnim nje xhiro. Ishte nje dite e ngrohte dhe shume e bukur. Gjithcka dukej kaq larg gjurulldise se termetit. Ne mendje me vinin kujtimet e bukura te pushimeve qe kisha kaluar me heret ne Sarande. Gjithcka ishte shume e bukur, derisa ndaluam prane nje supermarketi per te blere dicka. Aty ndjesia e ankthit na u kthye serisht. Me dukej sikur raftet do me binin mbi koke, dhe dyshemeja me levizte. Ishte nje mbyllje e pakendshme e nje ore te kaluar bukur dhe ne paqe.

Mbas kaq ditesh ketu ne Sarande ndihemi me mire. Vajza e vogel eshte ajo qe e vuan me shume largimin nga lodrat dhe ambjenti qe ishte mesuar. Por, ne i rrijme kaq prane sa po e ndihmojme ta kaloje shqetesimin qe ka. Ende presim lajmet per vleresimin e situates se pallatit dhe cfare do behet me te. Per momentin, e gjithe jeta jone ka mbetur pezull, por shpresoj se shume shpejt do mund t’i kthehemi normalitetit. C’mund te them: Kjo ishte nje tjeter pervoje qe jeta dhe natyra kishin rezervuar per ne.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Per te lexuar me shume artikuj per TERMETET, kliko ketu.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.