15 vjecaret Shqiptare zhgenjejne Serisht …

Ju kujtohet Pyetesori i Pizes qe u publikua tre vjet me pare? Ishte hera e pare qe une degjova per termin “Analfabet Funksional”. Behej fjale per nxenesit, te cilet dinin te shkruanin dhe te lexonin, por arrinin te kuptonin gjerat qe lexonin. 

Pyetesori i Pizes 2016 i rendiste 15 vjecaret shqiptare ne vendin e 52-te. Dhe nje perqindje e larte ishte ne kategorine e analfabeteve funksionale. U perfol shume gjate ky fakt ne ate kohe ne tryeza te shumta zyrtare dhe televizive. Nje nga shqetesimet me te medha ishte se kur ky brez te dilte ne pune, do ishte i pamenaxhueshem me metodat ekzistuese menaxheriale. Kjo per faktin se ata nuk jane ne gjendje te kuptojne dhe zbatojne nje udhezim sado te thjeshte te shkruar. Te gjithe folen per masa serioze per permiresimin e situates se femijeve ne shkollat 9-vjecare.

Keto dite ka dale pyetesori i ri i Pizes (realizohet cdo 3 vjet) dhe rezultatet jane edhe me deshperuese. Kete vit, 15 vjecaret shqiptare na kane zhgenjyer edhe me shume duke u renditur ne vendin e 61-te. Pra, nje renie e konsiderueshme ne nivelin e tyre te njohurive. Nje specialist i fushes shpjegonte se kete rradhe ne pyetesor eshte marre ne konsiderate metoda anglo-saksone e mesimdhenies. Serisht renditja e femijeve shqiptare eshte teper zhgenjyese.

Kush e ka Fajin?

Shqiptaret jane popull inteligjent dhe dije-dashes. Eshte e pakuptimte te shohesh nje nivel te tille njohurish ne brezin e ri, qe per pak vite do hidhet ne tregun e punes. Ke duhet te fajesojme per kete situate?

Ka shume njerez qe mendojne se pasiguria e eksperteve ne Ministrine e Arsimit, qe ka cuar ne ndryshimin e shpeshte te kurrikulave, eshte nje nga faktoret. Ndryshimet e shpeshta ne kurrikule dhe tektse sjell coroditje fillimisht tek mesuesit dhe me tej tek nxenesit.

Te tjere mendojne se problemi qendron tek niveli i mesuesve. Per shume vite deget e mesuesise mbusheshin me studente te dobet, te cilet nuk arrinin te fitonin deget e preferuara.

Nje opinion i trete eshte se femijet jane shume te dhene pas teknologjise dhe argetimeve te tjera. Kjo ben qe te mos i kushtojne vemendjen e duhur mesimeve dhe formimit te tyre akademik. Mungesa e vemendjes se duhur nga ana e prinderve luan rol ne kete aspekt gjithashtu.

Une mendoj se faji ne kete rast eshte kolektiv. Ne fund te dites nuk ka rendesi ne vetvete te gjendet fajtori, se sa te punohet per permiresimin e menjehershem te kesaj situate. Dhe duhet filluar qe ne klasen e pare , per te mberritur shume shpejt ne ate te 9-te, qe eshte pjese e pyetesorit.

Pervoja ka treguar se Shqiperia nuk eshte rasti i pare ne bote, qe vuan nga problemi i anafalbetizmit funsional tek brezi i ri. Me heret edhe vende shume te zhvilluara jane perballuar me nje problem te tille. Por, ndryshe nga ne ata i kane kushtuar vemendje paresore ketij fenomeni ne arsim. Me marrjen e masave te menjehershme, ia kane dale ta luftojne fenomenin dhe te ‘prodhojne’ nje force pune inteligjente dhe shume te afte.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Kontributi i Prinderve

Ne si prinder na takon qe te punojme shume me femijet tane qe te arrijne formimin e duhur akademik. Ne te njejten kohe ne duhet te ushtrojme presion ne cdo nivel (nga mesuesi, shkolla, bashkia, ministria e arsimit, qeveria, etj.) qe sistemi arsimor te jete funksional dhe me kushtet e duhura per kohen. Eshte e tmerrshme te mendosh qe femijet tane do rriten te paafte per te kuptuar kontratat e pronesise apo trashegimise. Ata do marrin vendime e do nenshkruajne ne varesi te fjaleve qe do degjojne nga goja e atyre qe kane perreth. Ne fund te dites cfare ndryshimi kane nga brezat e meparshem analfabete, qe firmosnin me gisht???

Le te shpresojme se te gjithe sebashku do bejme qe kjo situate te ndryshoje. Te sigurohemi qe femijet shqiptare te renditen te barabarte me bashkemoshataret e tyre europiane.

Featured image: http://www.hapur.al/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni te tjere artikuj per Aktualitetin Shqiptar & Boteror.

Lexoni me shume artikuj per Adoleshencen.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.