2 Metoda Praktike per te Shpetuar nga Gripi

Jemi ne periudhen me agresive te gripit dhe te gjithe e dime sa e veshtire eshte ajo gjendja e diteve me grip. E keni parasysh kur i gjithe trupi dhemb, dhembet te dhembin, nuk keni fuqi per asgje dhe teshtimat nuk pushojne? Kete vit gripi shoqerohet edhe me temperature te larte dhe eshte edhe me i rrezikshem.

Statistikat tregojne per fuqine shkaterruese te gripit vit pas viti. Vetem per vitin in 2018 rreth 600,000 persona ne bote humben jeten si pasoje e gripit dhe komplikacioneve te tij. Ndaj, eshte shume e rendesishme qe te ruhemi nga gripit.

Disa Masa Parandaluese kunder Gripit

  • Rrini sa me ngrohte qe te mundeni. I ftohti eshte kusht paraprak qe te na zere gripi.
  • Mbani higjene te larte ne shtepi, sidomos tek enet e kuzhines dhe ushqimet. Keshillohet te dezinfektoni me uthull enet e perdorimit personal (pjatat, luget, pirunjte, dhe gotat).
  • Rrini larg personave me grip. Virusi i gripit perhapet shume lehte, ndaj distanca fizike me personat e prekur ndihmon.
  • Konsumoni sa me shume lengje ne kete periudhe (supera me limon dhe cajra bimore).
  • Ajroseni vazhdimisht shtepine, pasi ajri i ndenjur nxit grumbullimin e viruseve dhe bakterieve.

Lexoni me shume artikuj per SEMUNDJET.

Metoda Praktike per te Parandaluar Gripin

Por, pervec ketyre masave te pergjithshme, une do doja te ndaja me ju sot te dashur miq, 2 metoda unike dhe efikase, qe i perdor ne shtepine time.

I. Shperndani Qepe neper Shtepi

Qepa ka aftesi te shkelqyera vepruese kunder viruseve te gripit. Qepa e hapur (e prere) grumbullon dhe neutralizon viruset e gripit dhe te tjera viruse, qe perhapen permes ajrit. Ka informacione dhe deshmi se ne mesjete qepa ka shpetuar familje te tera nga kolera.

Qepet e prera, nje mase parandaluese kunder gripit dhe virozave qe merren nga ajri.
Pritini qepet pa i qeruar dhe vendosini ne nje pjate.

Pritini qepet per se gjati dhe vendosni nga nje pjate me qepe ne cdo ambient te shtepise. Nderrojini vazhdimisht ato per te siguruar pastrimin e ajrit nga viruset. Kjo metode eshte pak problematike per shkak te aromes jo te kendshme qe mban shtepia. Por, nga ana tjeter, eshte shume efikase edhe per rastet kur nje anetar i familjes eshte me grip. Qepa ka aftesine te ruaje pjesen tjeter te familjes nga gripi, si edhe te sheroje me shpejt te prekurin.

Kujdes! Nese zgjidhni ta praktikoni kete metode, hapini qepet neper shtepi vetem gjate paradites. Nese i hapni ne mbremje, aroma e forte e qepeve te porsa-prera mund t’iu shqetesoje gjumin.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

II. Caji Magjik kunder virozave

Kete vit per here te pare ime bije pati bllokim te hundeve dhe veshtiresi ne frymemarrje. E alarmuar e cova per vizite tek pediatri, nje mjek me shume pervoje dhe qe rekomandohet nga gjithe rrethi im. Keshilla e tij ishte qe ta trajtoja vajzen me nje caj bimor per pastrimin e rrugeve te frymemarrjes. Caji ishte efektiv edhe per te rritur imunitetin ndaj virozave te stines. E pergatita menjehere cajin dhe duhet ta pranoj qe ishte vertete magjik. Vajza pati permiresim brenda dites se pare. Duke ndjekur keshillen e doktorit, tani kete caj e pijme cdo dite te gjithe ne shtepi.

Si pergatitet Caji Magjik kunder Virozave?

Ne fakt, eshte nje kombinim i tre bimeve mjekesore shume te perhapura ne Shqiperi: caji i malit, gjethet e dafines dhe lulet e blirit. Ne nje cajnik shtojme sasi te barabarta te bimeve dhe uje te ftohte te filtruar. I veme te ziejne derisa caji te jete gati (cajniku im ben nje lloj vershellime). Ju mund ta shihni derisa caji te marre nje ngjyre si te kuqerremte. Hiqeni nga zjarri dhe lereni te pushoje pak. Kullojeni cajin ne nje gote dhe shtojini 1 luge caji me mjalte. Ju befte mire!

Pergatitja e cajit magjik per t'u mbrojtur nga gripi.
Vendosini te gjitha bimet ne foto te ziejne ne nje cajnik me uje te ftohte.

Eshte shume interesant fakti qe edhe pse te tre perberesit jane bime shume aromatike, te kombinuara nxjerrin nje caj me arome te lehte. Mesa duket gjate procesit te zierjes se cajit, aromat e ndryshme eleminojne njera-tjetren. Ndaj, nese keni merakun se nuk e pini dot nje caj shume aromatik, ky nuk eshte rasti.

Pijeni cajin Magjik 2 here ne dite ne mengjes dhe ne mbremje) gjate gjithe dimrit. Do habiteni edhe vete se si do harroni te semureni nga gripi. Per fatin tone te mire, te treja keto bime gjenden neper tregje me cmime te leverdishme dhe me cilesi shume te mire.

Une i praktikoj te dyja metodat qe permenda me lart. Dhe duhet ta them se funksionojne shume mire kunder gripit. Jua rekomandoj t’i provoni ne shtepite tuaja miq te dashur. Konsiderojeni nje investim ne ruajtjen e shendetit te te gjithe familjes.

Qofshi mire!

Featured image: https://www.pxfuel.com/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni me shume artikuj per SEMUNDJET.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.