10 Rregullat si te Matim sic Duhet Tensionin e Gjakut

Keni patur ndonjehere rastin te matni tensionin e ndonje personi? Jane dy lloje aparatesh qe perdoren per kete qellim: aparatet me vesh, dhe aparatet elektronike. Aparatet e tensionit me vesh konsiderohen si me te saktat. Jane ato qe perdoren ne spitale dhe jo gjithkush mund t’i perdore. Une per veten time nuk arrij ta mas dot tensionin me keto lloj aparatesh.

Ndersa aparatet elektronike jane me te lehta per t’u perdorur. Madje, ne mund te matim edhe tensionin e vetes tone me nje aparat te tille. Shumica e njerezve ne shtepi mbajne pikerisht aparate te tilla per matjen e tensionit.

Por, duket se edhe me aparatet moderne te tensionit, matja e tij duhet bere sipas disa rregullave te caktuara. Te pakten keshtu shprehen ekspertet e Harvard Medical School. Sipas hulumtimeve te tyre, mos-zbatimi i ketyre rregullave con ne matjen e gabuar te tensionit. Dhe po flasim per diferenca ne vlerat e tensionit prej 5 pikesh. Ata qe vuajne nga tensioni i larte e dijne mire se sa ndryshim sjell nje gabim i tille. Po flasim per mjekime te panevojshme apo mjekime te gabuara.

Lexoni me shume artikuj per SEMUNDJET.

Rregullat per Matjen e Tensionit te Gjakut

Ndaj, per te shmangur probleme te tilla me lejoni te ndaj me ju rregullat per matjen e tensionit:

I. Nderroni rregullisht baterite e aparatit te tensionit.

Sigurohuni qe baterite e aparatit jane nderruar se fundmi dhe punojne mire.

II. Shmangni kafeinen para matjes

Mos pini asgje qe permban kafeine te pakten 30 minutat e fundit perpara se te matni tensionin.

III. Pushoni para se te beni matjen

Uluni dhe pushoni te pakten 5 minuta rresht perpara se te matni tensionin.

IV. Mateni tensionin ulur

Mateni tensionin ulur ne nje karrige me krahe, ne menyre qe ta mbeshtetni krahun dhe berryli juaj te jete ne te njejten lartesi me zemren.

V. Si te vendosni fashen e aparatit

Fasha qe vihet tek krahu duhet te vendoset 80% ne pjesen e krahut siper berrylit. Gjithnje vendoseni fashen direkt mbi lekuren e krahut (jo mbi ndonje bluze).

VI. Rregulli i te mos-folurit

Mos flisni teksa matni tensionin e gjakut.

Hapsire per Blerje 1

Ne menyre te natyrshme, zgjedhja e produkteve per sot orientohet drejt aparateve per matjen e tensionit. Ne zgjodhem 2 opsione teper te kerkuara nga konsumatoret, pjese e LISTES SE SHENDETIT ne dyqanin tone online. Klikoni mbi fotot e aparateve per te pare detajet dhe per t’i blere ato.

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte. Blerja e produkteve qe ne promovojme kontribuon ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

VII. Rregulli i matjes se dyfishte

Gjithmone mateni tensionin e gjakut 2 here, me pak minuta diference. Nese vlerat e dy matjeve ndryshojne me me shume se 5 pike njera nga tjetra, beni edhe nje matje te trete.

VIII. Matja e Tensionit ne te dyja krahet

Te pakten nje here ne jeten tuaj, duhet ta matni tensionin ne te dyja krahet. Sipas studimeve vlerat e matura ne krahun e djathte jane me te larta se ato te krahut te majte. Keshillohet te perdorni vlerat me te larta per qellime kurimi.

IX. Frekuenca e Matjes

Vlerat e tensionit te gjakut duhet te maten te shtrira ne kohe per te kuptuar nese vuani nga tensioni i gjakut. Mjeket jane ata qe vendosin frekuencen e matjes se tensionit. Si rregull i pergjithshem, nje interval prej 2 javesh eshte minimumi kohor. Nga ky rregull perjashtohen rastet e tensioneve shume te larta me vlera mbi 18 me 11. Gjithashtu perjashtohen rastet kur jane demtuar dukshem organet e trupit si: syte, koka, veshkat, zemra, etj. Apo kur personi ka probleme kardiovaskulare.

X. Rregulli Perjashtues

Nese iu merren mendte kur coheni nga krevati ne mengjes, apo kur coheni nga nje pozicion i ulur direkt ne kembe, mateni tensionin si ulur ashtu edhe ne kembe. Kjo behet per te kuptuar nese ka diferenca mes vlerave ne dy pozicionet.

Sic e shihni te dashur miq, matja e tensionit eshte nje proces qe kerkon kujdes dhe perpikmeri. Duhet thene se zbatimi i ketyre 10 rregullave te thjeshta nuk eshte i veshtire. Thjesht kerkohet vemendje dhe kujdes per ndjekjen rigoroze te tyre. Ndaj, beni kujdes kur merrni persiper matjen e tensionit te dikujt tjeter. Cdo mosrespektim i rregullave te mesiperme do sillte matjen e gabuar. Dhe pasojat mund te jene aspak te mira per shendetin e personit ne fjale.

Qofshi mire!

Hapsire per Blerje 2

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Featured image: https://www.needpix.com

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni me shume artikuj per SEMUNDJET.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.