Skandali i Nenes Dhunuese – Arrestohet nga Policia

E pate rastin e vajzes 13 vjecare qe rrihej barbarisht nga nena e saj? Te jem e sinqerte u trondita pa mase. Eshte e paimagjinueshme qe nje nene te dhunoje aq rende vajzen e vet. Dukej sikur ishte femija e dikujt tjeter dhe jo i veti.

E kam fjalen per rastin e denoncuar nga Emisioni “Fiks Fare” ne Top Channel. Njerku denonconte gruan per dhune te vazhdueshme fizike dhe psikologjike ndaj vajzes. Video e shfaqur tregonte nje nene te terbuar qe shfrynte ndaj te bijes gjithe vrerin qe kishte brenda vetes. Fjalori qe perdorte me vajzen, teksa e godiste me sa i hante dora, ishte shume i shemtuar dhe vulgar. Dhe per fat te keq, dhuna ishte e perseritur, madje edhe e denoncuar me pare ne polici.

Pavaresisht denoncimeve, dhuna ndaj femijes vazhdonte po njesoj. Por, duket se denoncimi publik beri qe policia te arrestonte nenen dhunuese. Gjithashtu, edhe per vajzen, viktime e dhunes ne familje, u moren masa qe ta largonin nga shtepia ku dhunohej.

Statistikat flasin per nje rritje prej 9% te rasteve te dhunes ne familje ne Shqiperi.

Cuditerisht, kur degjoja keto masa te marra nga institucionet shteterore ndjeva nje si panik brenda meje per fatin e vajzes 13 vjecare. Nje adoleshente e dhunuar nga e ema tani gjendet larg familjes se saj. Tashme ajo eshte shenjester perfekte e abuzuesve te cdo lloji. Kush do ta mbroje vajzen sot e tutje? Ku do e gjeje mbeshtetjen per te perballuar sfidat e jetes? Padiskutim, institucionet shteterore nuk munden ta bejne kete gje.

Kur mora lajmin se do behesha nene, premtimi i pare qe i kam dhene time bije, ne ate kohe ende ne bark, ishte se une kurre nuk do e dhunoja. Eshte krejt i pakuptimte per mua veprimi i nenes, pjese e ketij skandali, por edhe shume te tjerave qe keqtrajtojne femijet e tyre. Dihet qe ne shqiptaret vijme nga nje kulture, ku dhuna ne familje konsiderohet normale. Por, kam shpresuar shume qe gjithe keto vite hapje me boten do benin qe keto norma kulturore te mund te ndryshoheshin.

Policia ka bere arrestimin e nenes dhunuese dhe largimin e femijes nga shtepia.

Statistikat zyrtare flasin per nje rritje prej 9% te rasteve te dhunes ne familje ne Shqiperi. Ky eshte nje fenomen teper shqetesues, sepse cdo nderhyrje e shtetit con ne prishjen e familjeve. Por, edhe cdo mosnderhyrje e ligjit con deri ne ekstremitet te dhunes. Kjo gje sjell pasoja te renda sociale per pjesetaret e ketyre familjeve dhe rrjedhimisht edhe per shoqerine ne teresi. Me shume se shteti, dhuna ne familje eshte nje fenomen qe duhet luftuar nga rrethi familjar e shoqeror. Persona te cilet kane ndikim mbi dhunuesit dhe te dhunuarit duhet te jene me proaktive per te zbutur fenomene te tilla.

Teksa shihja videon ku vajza fliste me njerkun e saj per dhunen qe pesonte, e pafuqishme per te bere dicka, nje mendim ma pershkoi trurin si nje thike e mprehte. Si do mundet kjo vajze te perballet me dhunen ne te ardhmen? Nena e saj nuk e kupton demin psikologjik afatgjate qe ka shkaktuar tek e bija. Duke e dhunuar si fizikisht edhe psikologjikisht, ajo e ka thyer vajzen nga brenda. Me siguri vajza e gjore mendon se ajo e meriton te dhunohet, pasi eshte e keqe. Me nje gjendje te tille psikologjike, ajo rrezikon te mbetet viktime e dhunes gjate gjithe jetes. Sot viktime e dhunes nga nena e saj, dhe neser viktime e dhunes nga te afermit apo partneri i saj. Sonte lutjet e mia shkojne per ate vajze. Lutem qe t’i lehtesohen plaget e shpirtit dhe te kete fat me familjen e re (ajo ka refuzuar te shkoje ne jetimore). Lutem te gjeje forcen ta fale nenen e saj dhe te ece perpara me e forte dhe me e sigurte.

Apel per Prinderit:

Ju lutem prinder te nderuar, mos i dhunoni femijet tuaj. Ata jane amaneti yne ne kete jete dhe ne duhet vetem t’i mbrojme ata. Nese ne dhunojme femijet tane, cfare duhet te presin ata nga te tjeret. Mos i thyeni femijet duke i dhunuar. Jepuni atyre krahe duke iu dhuruar dashuri e mbeshtetje. Le t’i lejojme femijet tane te rriten te lire dhe te qete. Le t’i pergatisim ata per te qene te afte te ndertojne te ardhme te sigurte per veten dhe ne familjaret e tyre. Ky eshte ne fund te dites objektivi yne final si prinder.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Featured image: http://top-channel.tv/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni te tjere artikuj per Aktualitetin Shqiptar & Boteror.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.