Ne Pritje te Termetit te Paralajmeruar nga Qeveria

Serisht lekundje termeti ne Tirane. Te mbingarkuar me lajmet dhe pamjet tragjike te termetit te fundit ne Turqi, lekundjet e fundit na sollen ndermend ankthin e para 2 muajve. Por, asgje per t’u shqetesuar.

Nderkohe, nga Turqia vijojne te vijne lajme te ngjashme me ato nga Durresi e Thumana vetem pak jave me pare. Njerez ende nen rrenoja. Operacione kerkim – shpetimi qe vijojne pa pushim. Lot gezimi kur nxirren te mbijetuar nga rrenoja. Si edhe lot dhimbje per ata qe nuk u shpetuan ne kohe.

Por, ato qe na turbullojne me shume jane disa lajme qe qarkullojne ne media per te tjere termete te fuqishem te pritshem. Duket sikur te gjithe ‘zbaviten’ teksa flasin per termete 7.5 balle ne Stamboll dhe 10 balle ne Japoni. Harrojne se keto ngjarje natyrore nuk jane thjesht numra. Behet fiale per ngjarje shkaterrimtare, qe vetem ideja se mund te ndodhin vertete te ben te dridhesh.

Qytetaret e Stambollit

Imagjinoni miq te dashur miq si ndihen sot qytetaret e Stambollit, kur nje perfaqesues i qeverise del ne media dhe thote: “Po pergatitemi per nje termet te paralajmeruar perj 7.5 balle ne Stamboll”. Cfare mendimesh i lene qytetaret e zakonshem ne Stamboll pa gjume sot? Nuk e kam te veshtire ta imagjinoj, pasi jane te njejtat mendime dhe pikepyetje qe pershkojne trurin tim sa here qe degjoj fjalen ‘termet’: A mund t’i besoj shtepise se re qe kam marre me qera? Ne fakt nuk e di kush e ka ndertuar dhe as si e kane ndertuar? Duhet te pergatis nje valixhe emergjence? Per sa dite? Ta mbaj ne shtepi apo ne makine? Ku do shkojme po shpetuam nga termeti?

Pyetje te veshtira per t’iu dhene pergjigje sot nga 11 milione banoret e Stambollit. Po 1 milion vizitoret ditore te Stambollit cfare duhet te bejne? Te shkojne apo jo atje? Te luajne me fatin apo te anullojne planet e tyre deri pas termetit?

Por kur do bjere Termeti i Paralajmeruar?

Qeveria turke nuk eshte ne gjendje ta thote kete gje. Mesa duket suspansa qe nje lajm i tille krijon tek njerezit iu sherben atyre per te hequr vemendje nga kritikat e shumta qe kane marre per menyren si po menaxhohet situata ne lindje te vendit. Shprehje te tilla si: “Po bejme te pamunduren te sigurojme thesaret kombetare te trasheguara nga Perandoria Osmane” jane nje magnet per vemendjen e qytetareve.

Por sado te rendesishme jane thesaret kombetare, jeta e qytetareve eshte e pacmueshme gjithashtu.

Cfare thane Ekspertet e Sizmiologjise?

Turqit njihen si popull qe besojne tek fati. Ne mentalitetin e tyre cdo gje shkon sic eshte shkruar. Ndaj, ndoshta ata nuk e kritikojne qeverine e tyre per lajmin e dhene. Ndoshta, deri ne pritjen e termetit te gjithe stambollinjte po lajne gjynahet e po bejne vepra te mira me shpresen qe zoti t’i shpetoje nga termeti.

Ose, ata jane sa te zgjuar sa t’u besojne fjaleve te shkencetareve se termetet nuk mund te parashikohen. Zyrtari turk foli per nje pune te sofistikuar te bere ne vite per parashikimin e ketij termeti. Nje fjali shume e pergjithshme e bere nga nje person jo-profesionist ne fushen e sizmiologjise. Pra, sic ndodh rendom kur qeveria ve ne pune mekanizmin e propagandes, ekspertet nuk shprehen. Jane politikanet dhe punonjesit e administrates qe marrin persiper rolin e ekspertit dhe te zotit.

Une per vete e kam mbledhur mendjen. Kuptova se nje jete e jetuar nen friken e termetit eshte e paplote dhe e pajetuar sic duhet. Qe nga sot veshet e mi jane te hapur vetem per te degjuar eksperte serioze te cdo fushe. Ka ardhur koha te shmangim ndikimin e propagandes ne jeten tona miq te dashur. Eshte koha ta jetojme jeten te vertete duke u bazuar tek pergjegjshmeria e shkences dhe gjerat serioze. Si mendoni ju?

Qofshi mire!

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Featured image: https://upload.wikimedia.org/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Per te lexuar me shume artikuj per TERMETET, kliko ketu.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.