Prinderit perfundojne ne Burg per Fajin e Femijes

Keni degjuar per ngjarjen e Alabames ne SHBA? Prinderit e nje femije 6 vjecar u arrestuan pasi i biri rrezikoi te vritej vete dhe te vriste edhe shoket e klases.

Ngjarja aspak e zakonte ndodhi para disa ditesh ne ambjentet e klases se pare, te shkolles fillore J.E. Hobbs Elementary School ne Wilcox County, Alabama, SHBA. Ne mes te ores se mesimit u degjua nje krisme e forte. Femijet te tmerruar u struken poshte tavolinave. Nderkohe muri i klases u demtua nga nje plumb pistolete. Mesuesja ishte befasuar aq shume nga ngjarja dhe vetem pasi u sigurua se asnje nga femijet nuk ishte plagosur, kuptoi se c’kishte ngjare. Nje nga nxenesit e saj kishte ne xhepin e xhupit nje pistolete. Kjo e fundit ishte shkrehur vetvetiu dhe shkaktoi gjurulldine ne klase.

Ardhja e policise dhe psikologes se shkolles beri qe te sqarohej c’kishte ndodhur. Vogelushi kishte marre pistoleten e te atit dhe e perdorte si loder per te trembur shoket e klases.

Te gjendur para nje situate te tille absurde, policia arrestoi prinderit e femijes. Ata akuzohen per dhenie ndihme ne kryerje krimi nga nje femije i mitur. Ende nuk dihet nese shkolla do shtoje akuza te tjera ndaj tij.

Read more articles about CHILDREN.

Disa Reflektime mbi kete Ngjarje

Nje ngjarje deri diku absurde te dashur miq. Por, qe jep Shkas per te reflektuar per te gjithe ne prinderit. Eshte nje ngjarje tipike qe verteton shprehjen “Femija eshte pasqyre e prindit “. Ja disa reflektime te miat per rastin:

  • Si eshte e mundur qe asnjeri nga prinderit nuk ka vene re armen ne xhepin e xhupit te femijes? Zakonisht femija puthet e perqafohet para se te shkoje ne shkolle.
  • Ku mbahen armet ne ate shtepi persa kohe 6 vjecari ka arritur ta marre lehtesisht ate.
  • Kjo ngjarje te ben te mendosh se jo vetem adoleshentet mund te jene te rrezikshem. Edhe vogelushet mund te shkaktojne deme te medha, nese nuk edukohen qe te jene te kujdesshem dhe te pergjegjshem.
  • Eshte e rendesishme qe te interesohemi per familjet e femijeve qe mesojne ne te njejten klase apo shkolle me femijet tane.
  • Mbajtja e armeve ne shtepi eshte rrezik jo vetem per familjen por edhe per komunitetin.

Kujdesi me femijet nuk eshte kurre i tepert miq te dashur. Shpresojme te mos degjojme me ngjarje te tilla absurde, qe e bejne prinderimin edhe me ‘te frikshem’ dhe nje pergjegjesi akoma me te madhe.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Featured image: https://upload.wikimedia.org/

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Read more articles about CHILDREN.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.