Tashme ne Greqi shkohet me Patenten Shqiptare

Nje lajm i mire vjen nga parlamenti grek. Mbreme eshte miratuar marreveshja e njohjes reciproke te lejeve te drejtimit te automjetit mes dy vendeve. Marreveshja u negociua para disa kohesh mes ish- ministrave te jashtem Bushati dhe Kotzias.

Duke filluar nga muaji Mars 2020, shoferet shqiptare qe kane patenta te reja (ato me cip elektronik), mund te udhetojne drejt Greqise me patenten shqiptare. Njekohesisht, shtetasit greke mund te udhetojne drejt Shqiperise me patentat greke.

Tashme nuk ka me nevoje te parapergatitemi per te udhetuar drejt Greqise. Nuk eshte me e nevojshme te humbasim kohe e para per aplikimin dhe marrjen e patentes nderkombetare. Te them te drejten patenta nderkombetare me eshte dukur gjithmone nje formalitet qe nuk shtonte asnje vlere.

Ky eshte lajm i mire edhe per shqiptaret qe jetojne ne Greqi. Per ata te cilet ende nuk jane pajisur me patentat greke, si edhe per ata te cilet zoterojne vetem patenta greke. Te dyja keto kategori do levizin akoma me me lehtesi mes dy vendeve. Gjithashtu, per emigrantet shqiptare te cilet tashme jane rezidente ne Greqi, munden lehtesisht te konvertojne patenten shqiptare ne ate greke. Kjo behet duke ndjekur proceduren normale qe shtetasit greke ndjekin kur rinovojne patentat.

Te shpresojme qe kjo marreveshje, qe lehteson jeten e qytetareve qe e ndajne jeten mes Shqiperise e Greqise, te pasohet me nje tjeter marreveshje te shumepritur. E kam fjalen per njohjen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore te emigranteve. Nje njohje e tille do ishte nje lehtesim shume I madh per shume emigrante qe i kane te ndara vitet e punes mes Shqiperise dhe Greqise. Kjo do iu mundesonte te fitonin te drejten e tyre per te marre pension qeverie te plote. Urojme ta marrim edhe kete lajm te shumepritur sa me shpejt.

Hapsire per Blerje

Meqe po flasim per patenta e makina, sot zgjodhem per ju tre produkte shume te nevojshme per makinen tuaj. Klikoni mbi fotot e produkteve per te pare detajet dhe per t’i blere ato. Per te pare me shume produkte per makinen tuaj, vizitoni LISTEN per MAKINEN ne dyqanin tone online.

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni te tjere artikuj per Aktualitetin Shqiptar & Boteror.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.