Si te ushqehemi ne Kushtet e Izolimit ne Shtepi

U be me shume se 1 jave qe une dhe familja ime ndodhemi te izoluar ne shtepi. Njesoj me ne jane edhe shume njerez te tjere ne Shqiperi dhe ne vende te ndryshme te botes. Besoj bashkoheni me mua kur them se ky izolim i menjehershem dhe i detyrueshem po ndikon shume ne mireqenien tone.

Jane disa aspekte te mireqenies tone qe po cenohen nga situata me koronavirusin:

  • Gjendja psikologjike,
  • Forma jone fizike,
  • Menyra e te ushqyerit,
  • Si edhe aftesia per te ndervepruar me te tjeret.

Ne kete artikull do flasim se si te ushqehemi sic duhet.

Hapsire per Blerje

Ne kushtet e vete-izolimit duhet te jemi krijues per te argetuar femijet dhe familjen. Ndaj, ju ftojme te shikoni Koleksionin tone te Lodrave per Femije, pjese e dyqanit tone online. Lojera qe do iu ndihmojne t’i mesoni femijeve gjera te reja dhe argetuese. Keto jane 2 prej tyre:

Lexoni me shume RECETA PER FEMIJE.

Regjimi Ushqimor

Pershtatja e regjimit ushqimor ne nje situate relaivisht pasive eshte shume e rendesishme. Sasia e kalorive qe jemi mesuar te marrim kur bejme nje jete normale, tashme nuk mund te digjen. Ndaj, pas kesaj jave te pare te pakontrolluar eshte koha te pershtasim edhe regjimin ushqimor.

Eleminimi i nje Vakti Ushqimor

Javen e fundit kam shtuar disa kilograme, pasi stresi qe me shkakton vete-izolimi me shtyn me shume drejt ushqimit. Ndaj, sot kam marre nje mase gjysem-drastike: do eleminoj darken si vakt. Nuk hera e pare qe e bej nje gje te tille. Por, nuk e di sa e veshtire do jete ne kushtet e reja ku ndodhem.

Eleminimin e nje vakti jua rekomandoj te gjitheve ju miq te dashur qe jeni mbipeshe. Apo nese po tentoni te shkoni drejt mbipeshes. Zgjidhni dreken ose darken si nje nga vaktet per t’u eleminuar. Kujdes! Mengjesi, si vakti me i rendesishem i dites perjashtohet nga kjo zgjedhje.

Sekreti i suksesit te eleminimit te nje vakti eshte qe te lesh mos konsumosh asnje lloj ushqimi ne vaktin ne fjale. Vetem pijet pa sheqer dhe uji jane te lejuara.

Hapsire per Blerje

Per te gatuar receta te tilla te shijshme per familjen tuaj, ju nevojiten mjetet e duhura ne kuzhinen tuaj. Per kete ne jemi kujdesur qe te zgjedhim per ju mjetet dhe pajisjet me te mira te kuzhines. Te gjitha keto mund t’i gjeni duke vizituar Listen e Kuzhines ne dyqanin tone online.

Perzgjedhja e Ushqimeve

Per fatin tone jo te mire, periudha e izolimit nga koronavirusi ka perkuar me stinen e pranveres. Edhe ne kushte normale, gjate pranveres jemi disi pa mide persa i perket shijimit te ushqimit. Ndaj, une kam zgjedhur te ndjek keto ‘rregulla’ per perzgjidhjen e ushqimeve.

  1. Zgjedh te gatuaj dhe te ha ushqimet e mia te preferuara. Nder to renditen:
    1. Tava me pule dhe patate,
    2. Superat me perime,
    3. Byreku me lakra te egra (jeshilleqe),
    4. Bifteku i vicit ne tigan,
    5. Sallaterat e fresketa,
    6. Gjelle turli,
    7. Omelete vegjetariane,
    8. Qofte te ndryshme.
  2. Eleminoj sa me shume brumerat. Keto te fundit influencojne Edhe pse buken po e bej vete ne shtepi, serisht perpiqem te eleminoj konsumimin e tepert te bukes. Pergatis rralle byrek dhe petulla.
  3. Ha ushqime te pasura me vitamine A, qe forcojne imunitetin. Te tilla jane:
    1. Patatja e embel,
    2. Karrotat,
    3. Spinaqi,
    4. Speci i kuq,
    5. Brokoli,
    6. Melci vici, etj.
  4. Konsumoj fruta te fresketa. Preferenca ime ne kete stine mbeten: bananet, mollet, kivit, dhe portokallet. Keshille: Lajini mire me ilac enesh dhe uje te ngrohte frutat qe blini. Mos e teproni me sasine e frutave, pasi kur hahen ne sasi te tepruar ndikojne ne mosuljen e peshes.
  5. Konsumoj pije qe ndikojne ne mbrojtjen nga viruset. Pijet e mia te perditshme ne keto dite jane: Caji kunder gripit, Caji i thanave, Caji i xinxerit, Qumeshti me rozmarine. Pervec ketyre pi sasi te konsiderueshme uji te filtruar.
  6. Kufizoni perdorimin e embelsirave. Une per vete kam minimizuar embelsirat, pasi ato ndikojne ne shtimin ne peshe.

Si ta nxjerrim Koken nga Frigoriferi

Ne dite te tilla kur qendrojme vetem ne shtepi, te gjitheve na ndodh qe rrijme gjithe diten me koke ne frigorifer. Duke shtuar ketu edhe stresin qe sjell izolimi i menjehershem, mania per te ngrene gjithe diten shtohet. Ja disa keshilla per ta ulur kete efekt:

  • Mos lini ushqime te gatshme ne frigorifer. Ideja se duhet t’i pergatisni ushqimet e largon deshiren per te ngrene.
  • Mos blini snacks te preferuar. Evitoni cokollatat dhe produket me shume kalori.
  • Shmangni kalimin nga frigoriferi. Per fatin tim te mire shtepia ku po qendroj e ka teresisht te ndare kuzhinen dhe kjo me ndihmon te mos gjendem rastesisht aty -:)
  • Mbusheni kohen me ushtrime fizike apo me ndonje gje tjeter qe iu mban larg frigoriferit.
  • Mos beni muhabete ushqimesh se keshtu ju shtohet shume oreksi.
  • Merruni me pastrimin e shtepise, si nje mase mbrojtese nga virusi, por edhe qe iu mban larg frigoriferit.

Eshte shume e rendesishme qe te kujdesemi per ushqimin tone ne kete periudhe te dashur miq. Mbingopja apo Kequshqyerja do na ndikojne negativisht ne shendetin dhe humorin tone. Le ta konsiderojme kete periudhe si nje moment kur kemi vendosur te mbajme nen vezhgim sasine dhe cilesine e ushqimit. Ju uroj ta kaloni sa me lehte periudhen e izolimit. Dhe, mos hezitoni te na shkruani per pervojat tuaja me ushqimin keto dite.

Qofshi Mire!

Hapsire per Blerje

Keto jane ditet kur gjithsecili prej nesh po mendojme se si ta mbrojme shendetin tone. Ne ju vijme ne ndihme me Katalogun e Produkteve per Shendetin, pjese e dyqanit tone online. Ja disa nga produktet e shendetit nder me te kerkuarat per momentin:

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte. Blerja e produkteve qe ne promovojme kontribuon ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni te tjere artikuj per Aktualitetin Shqiptar & Boteror.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.