Fjalet qe me bene Optimiste per Fundin e Krizes se Koronavirusit

Keto dite eshte bere e veshtire te gjesh ekuilibrin e duhur mes lajmeve tragjike te pandemise dhe izolimit ne shtepi. Te gjithe vrasim mendjen se si do shkoje pandemia ne Shqiperi dhe ne gjithe boten. Por me shume po perpiqemi te kuptojme se sa do zgjase jeta nen tmerrin e koronavirusit.

Une kam zgjedhur te mos komentoj shume online ne lidhje me lajmet, studimet, teorite e konspiracionit qe me dalin perpara syve. As spekulimet politike nuk jane aspak interesante per mua ne kete periudhe. Une kam vendosur te degjoj vetem komentet e eksperteve: mjeket ne terren dhe kerkuesit shkencore.

Dhe ishin pikerisht fjalet e nje kerkuese shkencore shqiptare ne Universitetin e Oxfordit ne Britanine e Madhe, ato qe me kane lehtesuar pjeserisht ankthin e krizes. Kerkoj ndjese per mosmbajtjen mend te emrit, por behej fjale per nje zonje te re ne moshe dhe shume fisnike.

Te rejat qe vijne nga Universiteti i Oxfordit

Ne nje lidhje te drejtperdrejte ne emisionin “Opinion”, ajo shprehu optimizmin e saj ne lidhje me perfundimin e krizes se koronavirusit. Ja disa nga argumentet e saj:

COVID-19 nuk shfaq aftesi per te ndryshuar

Studimet e fundit te shkencetareve ne vendet me te goditura nga pandemia tregojne se virusi ka shfaqur ndryshime vetem ne 3% te rasteve. Ky eshte nje lajm i mire, pasi e ben me te lehte dhe te qendrueshem aplikimin e nje kure apo vaksine efektive kunder infeksionit te shkaktuar nga virusi.

Faktoret Gjenetike mund te percaktojne Pershkallezimin e Simptomave tek te Prekurit

Nga studimi i rasteve te infektuara, si edhe nga studimi i vete virusit, ajo kishte krijuar bindjen se faktoret gjenetike jane ato qe luajne rolin primar ne zhvillimin e simptomave te infeksionit. Sipas saj, gjenet e nje pjese te njerezve prodhojne me shume nje lloj proteine specifike, qe virusi e perdor si vendin ku shtohet dhe sulmon qelizat. Dhe jane pikerisht keta njerezit qe rrezikohen me shume nga virusi. Duhet ende shume pune qe kjo teori te vertetohet si e vertete. Por, nese del e vertete mbrojtja nga virusi nuk do kerkonte masat ekstreme te izolimit social.

Zgjidhja e Krizes aktuale do jete Kurimi

Me beri shume pershtypje optimizmi i saj kur po i pergjigjej pyetjes se kur do marre fund kriza aktuale. Ajo besonte se zgjidhja do vije nga gjetja e nje kure qe sheron pasojat e koronavirusit. Dhe kjo do jete zgjidhja e shpejte e krizes. Nderkohe qe zgjidhja permanente mbetet krijimi i nje vaksine per COVID-19 dhe vaksinimi i popullsise.

Shpresoj shume qe fjalet e saj te dalin te verteta. Une besoj se bota shkencore do ia dale t’i jape nje zgjidhje kesaj krize kaq te papritur dhe kaq ndikuese. Edhe njehere njerezimi do tregoje se eshte me i forte se cdo sfide qe i del perpara. Ju si mendoni miq te dashur?

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.