Mesimi Online – Disa Gjera qe duhet te dini

Kisha vendosur te mos shkruaja ne lidhje me dukurine e mesimit online. Por, disa ceshtje te ruajtjes se privatesise se femijeve, me bene te ndryshoj mendim. Keshtu vendosa te permbledh ne kete artikull gjithcka di dhe mendoj per kete menyre te mesuari.

Disa mendime paraprake per Mesimin Online

Fillimisht dua te theksoj se te mesuarit online nuk eshte nje gje e re. Disa vite pas shpikjes se internetit, filloi moda e hedhjes se videove mesimore online. Dhe, sot qe flasim, mesimi permes tyre eshte nje nga format me te shpejta e te mesuarit per femije dhe te rritur.

Pervec videove, gjigandet e internetit (si Google, Yahoo, etj.) kane krijuar platforma te dedikuara per mesimin online. Ato jane klasa dixhitale, ku femijet dhe mesuesit komunikojne per te realizuar procesin e mesimdhenies. Perdorimi i ketyre platformave varet shume nga mentalitetit te mesuesve. Disa mesues e gjejne veten shume mire dhe i perdorin ato rendom ne procesin mesimor. Te tjere refuzojne ndryshimin e menyres se mesimdhenies dhe nuk i perdorin.

Vizitoni Faqen PRINDERIMI ne FAMILY+ Blog.

Por, shfaqja e koronavirusit, dhe me tej kriza e paprecedente e krijuar prej tij e beri mesimin online te detyrueshem. Nje pjese e mire e nxenesve dhe mesuesve neper bote po sprovohen me te mesuarit online. Google raporton se qe nga mbyllja e shkollave ne SHBA, numri i perdoruesve te platformes te mesimit online ka arritur nje rekord prej 50 millione nxenesish.

A eshte Cilesor Mesimi Online?

Kjo eshte pyetja qe po i mundon te gjithe sot: mesues, prinder, nxenes. Une konsultova disa sondazhe te bera online ne lidhje me kete teme. Gjithashtu kam ndjekur keto dite edhe diskutimet e shumta ne rrjetet sociale per kete ceshtje.

Por, perpara se te them shifrat dhe perceptimet e tyre me lejoni te shpreh opinionin tim personal. Une mendoj se mesimi online eshte forma e te ardhmes. Nese realizohet sic duhet ai sjell shume te mira. Me tej ne artikull do i analizoj keto te mira.

Sondazhet per Mesimin Online

Nga sondazhi zyrtar i ministrise se arsimit ne Shqiperi del se mbi 85% e nxenesve dhe prinderve jane dakord per mesimin online. Nderkohe, mbi 43% e prinderve mendojne se mesimi online eshte njesoj cilesor me mesimin ne shkolle. Te njejtin mendim kane edhe 37% e mesuesve pjesemarres ne sondazh.

Sondazhi i Ministrise se Arsimit per mesimin online

Pavaresisht ndikimeve per t’i zbukuruar gjerat nga ana e organizatoreve te sondazhit, shifrat jane interesante ne vetvete. Ato do merrnin me shume vlere nese i njejti sondazh do perseritej serisht cdo muaj.

Diskutimet ne Rrjetet Sociale

Nderkohe, rrjetet sociale jane te mbushura me ankesat e mesuesve dhe prinderve, te cilet nuk e gjejne veten mire ne kete forme mesimdhenieje. Mesuesit ankohen per mungesen e aksesit te 100% te nxenesve te platformave mesimore. Ata ankohen per mungesen e kompjuterave, dhe perdorimin e shumte te celulareve. Sipas tyre mesimi online do ishte me cilesor nese nxenesit do kishin kompjutera neper shtepi. Gjithashtu mesuesit ankohen per ngarkesen e shtuar. Ne formen klasike, mesuesit i nderpresin komunikimet me nxenesit kur mbarojne oret e mesimit. Komunikimi online i mban ata te angazhuar gjate gjithe kohes (me e-maile, komunikimet ne what’s up, etj.)

Nga ana tjeter prinderit ankohen se femijet nuk arrijne t’i kuptojne mesimet me kete menyre. Shume besojne se kjo forme nuk ofron cilesi mesimdhenie. “Nje rrugezgjidhje per te mos humbur vitin shkollor, por femijet nuk mesojne gje.” – jane fjalet e disa prej tyre.

Te mirat e Mesimit Online

  1. Eshte me i lire, eleminon koston e klases fizike.
  2. Rrit kapacitetin e mesimdhenies se mesuesve, duke shfrytezuar me shume orare gjate dites.
  3. Eleminon kufinjte, mundeson komunikimin pertej kufizimeve gjeografike dhe administrative.
  4. Permireson aftesite dixhitale te pjesemarresve.
  5. Mundeson pasurimin e procesit me forma te reja (video, etj.)
  6. Rrit punen e pavarur te nxenesve.
  7. Pjesemarrja aktive e prinderve ne proces.
  8. Mundeson ndertimin e kurrikulave me te pasura, pasi akseson dije dhe mesues nga e gjithe bota.
  9. Meson femijet qe t’a perdorin internetin per te marre dije.

Anet jo-te-mira te Mesimit Online

  • Librat dhe kurrikulat aktuale nuk jane te pershtatshme per kete lloj mesimdhenie.
  • Mesuesit nuk jane te trainuar te bejne mesim online.
  • Platformat online kane akses te tepruar tek te dhenat e femijeve dhe mund t’i keqperdorin ato.
  • Humbet kontakti i drejtperdrejte dhe marrjen e feed-back te mesuesve per sjelljen e nxenesve.
  • Ulet nderveprimi social mes nxenesve.
  • Humbet lenda e edukimit fizik.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Mesimdhenia me tej …

Une mendoj se mesimdhenia nuk do jete me e njejte pas kesaj pervoje. Gjithashtu mendoj se ne te ardhmen e afert mesimi online do behet pjese aktive e procesit mesimor. Per femijet qe jetojne ne zona te largeta, mesimi online mund te jete e vetmja ‘shkolle’ qe mund te ndjekin. Per te tjere femije, shume prej kurseve, qe ndjekin mund te kthehen ne formen online. Apo edhe nje pjese e lendeve ne shkolle mund te behen online.

Mesimi online duhet te beje pjese ne planet buxhetore te qeverise. Ne vend qe te investoje ne shkolla me llac e tulla, qe mbyllen per shkak te kushteve te keqija apo prej numrit te ulet te nxenesve. Le te investoje per dergimin e nje kompjuteri dhe nje linje interneti ne cdo shtepi ku ka femije ne moshe shkollore. Le te investoje ne zerimin e kostos se internetit anembane vendit. Keshtu, do iu mundesoje ketyre femijeve dhe familjeve te tyre nje lloj lidhje te re me dijet dhe boten.

Lexoni me shume RECETA PER FEMIJE.

Te jesh ne gjendje te mesosh online eshte nje aftesi qe vlen per te gjithe jeten. Koha ka treguar se shume njerez kane mesuar online zanate (ne menyre autodidakte). Me keto zanate dhe njohuri kane ndertuar jete te suksesshme profesionale dhe personale. Ndaj, le te mos e shajme dhe refuzojme kete forme te mesuari vetem se nuk e njohim. Le ta shohim ate si nje sfide te re, qe koronavirusi na beri ta pranojme pa hamendesime. Le t’i perdorim energjite per t’a bere ate pjese te jetes sone dhe te jetes se femijeve tane.

Nje Konsiderate Serioze per Mesimin Online

Sot lexova se 2 femije amerikane kane depozituar nje padi ndaj Google ne nje gjykate federale ne San Jose, Kaliforni, SHBA. Ata e akuzojne kompanine se permes platformes se saj edukuese, arrin te mbledhe te dhena personale te femijeve te mitur. Dhe e ben kete gje pa miratimin e femijeve dhe prinderve te tyre. Padia eshte kolektive dhe kerkon nje shperblim prej $1,000 per secilin nga 50 milione perdoruesit e platformes.

E solla kete fakt ne vemendjen tuaj, sepse mendoj se ne si prinder duhet te jemi shume te kujdesshem ne lidhje me te dhenat e femijeve tane. Ne nje bote kur hakerat kane treguar se mund te arrijne kudo, dhe vete kompanite online shesin dhe blejne te dhena personale te perdoruesve, asnjehere nuk mund te jesh i sigurte mjaftueshem. Ndaj, beni kujdes miq te dashur! Sigurohuni qe te jeni pjese aktive e regjistrimit te femijeve tuaj ne platformat e ndryshme online. Mbroni privatesine e femijeve tuaj!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.