Maskat – A munden te na mbrojne nga Virusi?

“Maskat jane te detyrueshme per te gjithe ata qe dalin ne mjedise publike”. Ky eshte orientimi i fundit i OBSH dhe eksperteve te shendetit publik. Tashme nuk ka me vend per diskutime te tipit: Duhen maskat apo nuk duhen?!.

Perse ky Ndryshim ne Lidhje me Maskat?

Deri para ca ditesh ishin te njejtet eksperte dhe mjeket qe shpjegonin se maskat nuk mund te mbrojne ne mosmarrjen e virusit. Dy ishin argumentet kryesore te tyre:

(i) Virusi nuk shperndahet nga ajri.

(ii) Keqperdorimi i maskave (mbajtja per nje kohe te gjate apo prekja e tyre me duar te ndotura).

Por, duket se qendrimi i eksperteve ka ndryshuar. Arsyeja? Nje eksperiment laboratorik i realizuar ne Japoni. Eksperimenti tregon se sterkalat e peshtymes qendrojne ne ajer me shume sesa mendohej. Kjo i ben studiuesit te mendojne se rriten mundesite e marrjes se virusit nga ajri.

Ne vijim te ketij eksperimenti, sot kane dale dy rekomandime te reja per publikun. Behet fjale per mundesine e perhapjes se virusit ne supermarkete dhe per vrapuesit. Duket se te dyja keto aktivitete mbartin risk te shtuar per marrjen e virusit. Ne supermarkete per shkak te ajrit te ndenjur, ndersa gjate vrapit per shkak se era i shtyn sterkalat e peshtymes deri ne 6 m distance.

Gjithashtu, studimet e fundit tregojne se perhapja e virusit me anen e prekjes nuk eshte aq e larte sa mendohej.

Duke pare keto zhvillime, COVID-19 po i afrohet gjithnje e me shume karakteristikave te nje gripi. Sigurisht, eshte nje grip shume me agresiv si per perhapjen, ashtu edhe per menyren se si e sulmon organizmin e njeriut.

A na mbrojne Maskat?

Le te kthehemi pak te maskat. Ekspertet thone se maskat me te sofistikuara (ato qe perdorin mjeket) mbrojne deri ne 95%. Ndersa, maskat e thjeshta mbrojne diku te 50% – 60%. Pyetja ime eshte: Po maskat qe njerezit po i prodhojne rendom ne shtepi sa mund te mbrojne? Behet fjale per maska te qepura me cope (kryesisht prej pambuku). Shumica prej tyre nuk ka asnje lloj filtri. A ndihmon maska per mbajtjen jashte hundes dhe gojes tone te mikro-sterkalave te peshtymes qe te prekurit me COVID-19 lene ne ajer?

Me lejoni t’ju sqaroj se cfare jane mikro-sterkalat e peshtymes. Behet fjale per grimca teper te vogla te peshtymes qe njeriu i nxjerr nga goja ne tre menyra: kur flet shpejt dhe me ze te larte, kur teshtin, dhe kur kollitet. Ne te trija rastet personi nuk ofron mbrojtje perpara gojes. Pikelat me te medhaja te peshtymes bien ne toke brenda 1 minuti, ndersa ato me te voglat (mikro-sterkalat e peshtymes) rrijne ne ajer me qarkullim te ulet edhe per disa ore rresht.

Sado qe kam kerkuar verdalle, ende nuk kam gjetur nje pergjigje per maskat artizanale. Ndaj, nese ndonje nga ju miq te dashur ka informacion, ju lutem ta ndani me ne.

Duket se vetem maskat kondragaz ofrojne mbrojtje 100%. Te shpresojme qe ato te mos kthehen ne mode neper rruget tona.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Disa Keshilla ne lidhje me Maskat

Nga informacionet qe qarkullojne, por edhe nga ato qe kemi mesuar deri me sot per coronavirusin, keto jane keshillat qe duhet te mbani parasysh per maskat:

  • Blini maska madhesia e te cilave pershtatet me fytyren tuaj.
  • Mbuloni me masken gjithmone edhe gojen edhe hunden.
  • Merrni informacion per kohezgjatjen e perdorimit te maskes dhe respektojeni ate.
  • Perdorini maskat njeperdorimeshe vetem 1 here.
  • Mbajtja e maskes ne shtepi nuk eshte e nevojshme. Pervec rasteve kur keni nje te semure ne shtepi.
  • Mos e prekni masken me duar gjate kohes qe e keni te vene.
  • Zgjidhni maska qe nuk kane materiale qe shkaktojne alergji.
  • Maskat TNT jane me te rekomanduarat per perdorim.

Rendesia e Ajrosjes

Eksperimenti japonez nxirrte ne pah rrezikshmerine e qendrimit ne ambjente te mbyllura. Te tilla ambjente kane qarkullim te ulet te ajrit. Te tilla jane: zyrat, shtepite, dyqanet, ambjentet e mbyllura me lodra femijesh, restorantet, diskot, baret, etj.

Cfare duhet bere? Studiuesit japoneze keshillonin ajrosje te plote. Cfare do te thote kjo? Duhet te ajrosim ambjentet e mbyllura duke krijuar korente ajri. Pra, duhen hapur edhe dera edhe dritarja njekohesisht. Hapja duhet te beje qe rrymat e ajrit te levizin tejpertej ambjentit te mbyllur. Pra ajri duhet te hyje nga jashte nga njeri burim (dritarja) dhe te dale direkt perjashte nga tjetri (dritarja e dhomes perballe). Kjo lloj ajrosje keshillohet te behet, mesatarisht, cdo 1 ore.

Ajrosja e rregullt e ambjenteve te mbyllura ben qe te largohen mikro-sterkalat e peshtymes. Gjithashtu largohen edhe mikrobe te tjera, qe zakonisht gjenden ne ajrin e ambjenteve te mbyllura.

Disa Konsiderata te Fundit per Maskat

Duket se maskat do behen aksesori me i ri i look-ut njerezor. Dhe kete radhe nuk behet fjale per maskat e kuruara qe perdoren gjate karnavaleve apo kur shkojme ne ballo me maska. Tashme, ne duhet te veshim maska gjate gjithe kohes kur jemi jashte shtepise: ne rruge, ne pune, kur bejme pazar, kur dalim per shetitje.

Ndikimi i pare nga perdorimi masiv i maskave eshte ai psikologjik. Tashme ne duhet te mesohemi me idene se eshte OK te shohesh gjithkend ne rruge me maska. Deri me sot njerezit me maska ne rruge reflektonin ne mendjen tone situata jo te mira. Ata ose ishin te semure dhe i mbanin maskat per t’u mbrojtur nga ajri i ndotur. Ose, ishin kriminele te maskuar qe po largoheshin nga nje skene krimi. Tashme ne duhet te pranojme se njerezit me maska ne rruge nuk jane te gjithe pjese e ketyre 2 kategorive.

Po tek ana psikologjike hyn edhe te mesuarit me perdorimin e maskave. Per ne qe nuk kemi perdorur ndonjehere maska deri me sot, kjo eshte nje gje e re. Te mesohesh te marresh fryme lirshem me nje objekt te tille ne fytyre nuk eshte aq e lehte. Sidomos kur je sadopak fobik apo alergjik.

Trajtimi i Femijeve

Nje problem tjeter jane femijet, sidomos te vegjelit. Ne momentin qe do na lejojne te dalim nga izolimi total, si do i mesojme femijet te mbajne maskat? Vajza ime 26 muajshe eshte ne nje moshe qe nuk pranon as kapucin, jo me t’i vendos masken. Si do munden prinderit valle t’i shpjegojne dhe mesojne femijet te mbajne maske?

Askush nuk e di se sa kohe do na duhet te perdorim masat mbrojtese ndaj virusit. Te gjithe presim me padurim gjetjen e kures kunder koronavirusit. Deri atehere ne duhet te bejme detyren tone si qytetare dhe familjare te pergjegjshem per te mbrojtur jeten dhe te ardhmen tone.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.