Mushkerite dhe Rendesia e Frymemarrjes Korrekte

Ne keto dite kur pandemia ka vene ne alert gjithe boten dhe po merr jete njerezish perdite, kryefjala e dites jane mushkerite. Virusi i ri sulmon pikerisht keto te fundit dhe ben qe personi i infektuar te kaloje kriza te forta frymemarrje.

E ndersa cdo here tmerrohemi nga rrefimet e mjekeve te vijes se pare dhe pacienteve, qe per fat te mire jane sheruar. Apelet qe vijne prej te gjitheve jane: “Ruani mushkrite”, “Lereni duhanin”, “Investoni ne rritjen e imunitetit”.

Sot dua te ndalem pak te mushkerite dhe shendeti i tyre. Cfare jane mushkerite e shendetshme? Si mundemi te kemi mushkeri te shendetshme?

Funksionimi i Mushkerive

Mushkerite tona funksionojne njesoj si ambjentet e mbyllura. Ato jane te perbera nga dhomeza te vogla ku behet shkembimi i oksigjenit me dioksidin e karbonit. Ne fusim oksigjen me frymemarrjen ne mushkeri dhe aty brenda behet kalimin i tij ne gjak. Njekohesisht terhiqet dioksidi i karbonit nga gjaku dhe nxirret jashte me anen e frymenxjerrjes.

Kur ne nuk arrijme te marrim fryme lirshem, trupi nuk furnizohet me sasine e nevojshme te oksigjenit. Kjo sjell pasoja jetike per funksionimin e organeve dhe gjithe organizmin tone. Besoj i keni degjuar mjeket te shpjegojne pasojat e renda qe sjell mungesa e oksigjenit ne gjak … deri edhe humbjen e jetes.

Si mund t’i ajrosim Mushkerite?

Sekreti qendron te menyra se si ne marrim fryme. Frymemarrja e thelle, apo sic njihet ndryshe frymemarrja me diafragme (apo abdominale), siguron pastrimin e plote te ajrit ne mushkeri. Gjithashtu ajo ben edhe stervitjen e mushkerive per te funksionuar ne menyre optimale. Kur ne marrim fryme thelle, sigurojme qe fusim sasine e duhur te oksigjenit ne trup. Por, akoma me mire, kur ne e nxjerrim frymen plotesisht ne bejme qe te pastrohet ajri ne mushkeri.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Gabimi qe bejme shumica prej nesh eshte frymemarrja e shkurter dhe e shpejte. Eshte marrja e frymes vetem me gjoks, pa arritur deri te diafragma. Duke bere kete, ne lejojme qe ajri i mbetur brenda ne mushkeri te kthehet ne ajer te ndenjur dhe detyrimisht te ndotur, njesoj si cdo ajer ne nje ambjent te mbyllur.

Mbushja e mushkerive me ajer te ndenjur, con ne shtimin e sulmeve te mikrobeve ndaj mushkrive. Kjo ben qe ne momentin e pare qe ne kalojme ndonje dobesi apo stresohemi, mushkerite te sulmohen nga keto mikrobe dhe te semuren. Ndaj frymemarrja korrekte abdominale eshte kura me e mire per te pasur mushkeri te shendetshme.

Si behet Frymemarrja me Diafragme?

Menyra me e mire per te mesuar frymemarrjen abdominale eshte si me poshte:

Shtrihuni me kurriz dhe me veshtrimin lart dhe gjunjet te mbledhur lirshem. Njeren dore vendoseni mbi gjoks dhe tjetren mbi bark. Filloni te merrni fryme ngadale me hunde sa me shume qe mundeni. Nese gjate frymemarrjes ngrihet dora qe mbani mbi bark, do te thote se keni realizuar frymemarrjen abdominale. Por, nese ngrihet dora mbi gjoks, keni realizuar frymemarrjen e shkurter.

Nje element tjeter i frymemarrjes se thelle eshte mbajtja e frymes. Pasi keni realizuar frymemarrjen e thelle, perpiquni ta mbani ate derisa te numeroni ne 10. Kjo kohe i jep mundesine mushkerive te bejne me komoditet shkembimin e oksigjenit me dioksidin e karbonit. Edhe pse ne fillim do iu duket e veshtire dhe mund te ndjeni nje lloj djegie te lehte, vazhdoni ta provoni derisa ta plotesoni lirshem numerimin deri ne 10.

Dhe se fundmi, vjen pjesa e frymenxjerrjes. Ajo duhet te jete e plote, e ngadalte dhe duhet te zgjase me shume se frymemarrja. Nxirreni frymen nga goja deri ne fund. Duhet ta ndjeni edhe fizikisht zbrasjen e plote te ajrit ne mushkeri.

Per te lehtesuar fizikisht kete proces, keshillohet qe kur marrim fryme ta ngrejme koken lart dhe ta nxjerrim gjoksin perpara. Ndersa, kur nxjerrim frymen te ulim koken poshte dhe te ngushtojme kraharorin. Frymemarrja e thelle mund te realizohet edhe ulur mbi kembet.

Sa shpesh duhet realizuar Frymemarrja e Thelle?

Do ngjante pak klishe te thoja qe cdo here te beni frymemarrje te thelle. Edhe pse kjo do ishte gjeja ideale. Por, nese do i referohemi keshilles se mjekeve per ajrosjen e ambjenteve te mbyllura, atehere ushtrimi i frymemarrjes se thelle duhet perseritur cdo 1 ore. 8 frymemarrje per cdo perseritje jane mese te mjaftueshme.

Dhe, kur kriza e koronavirusit te marre fund, mos harroni te vazhdoni investimin per te patur mushkeri te shendetshme. Beni joga, ushtrime fizike, praktikoni frymemarrjen e thelle dhe mos pini duhan. Shkoni beni edhe nje kontroll te mushkerive ne radiologji, per te sistemuar cdo problem ne kohe.

Featured image: https://www.pexels.com/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.