Si te humbisni Peshe kur rrini ne Shtepi

Ne kushtet e karantinimit te gjithe po jetojme nje stil jete pasiv. Dhe, per fat te keq nje nga pasojat e te ndenjurit ne shtepi eshte rritja e oreksit. Kjo gje sjell shtimin e padeshirueshem ne peshe.

Ata me te vullnetshmit nder ne, vazhdojne te ushtrohen ne kushtet e shtepise. Instagrami dhe rrjetet e tjera sociale jane te mbushura me video te ketyre ushtrimeve. Por, jo te gjithe e realizojme nje rutine te tille. Disa se nuk kane vullnet, por ndoshta nuk i kane kushtet ne shtepi.

Ndaj, une sot do iu vij ne ndihme me disa truke te vogla. Fatmiresisht, ato nuk kerkojne te ndryshoni rutinen. Apo te ndermerrni aktivitete ekstra per djegien e kalorive. Se per cfare do i perdorni ju kalorite e djegura, po e le ne doren tuaj. Por, une do iu tregoj se sa peshe mund te eleminoni duke zbatuar keto keshilla. Pastaj ju bejini vete llogarite: do ruani peshen qe doni. Apo, deshironi te permiresoni peshen tuaj ne keto dite te koronavirusit.

Si te ulni Peshen duke ndenjur ne Shtepi

Aktivitetet qe do pershkruaj me poshte jane ato qe normalisht bejme kur jemi ne shtepi. Kalorite e djegura, duke aplikuar ndryshimet e propozuara, numerohen mbi kalorite bazike ditore. E kam fjalen per 2,000 kalorite e domosdoshme, qe ne shpenzojme per aktivitetin baze te organizmit tone.

Humbni 70 kalori/ore shtese duke bere Punet e Shtepise

Gjate kesaj periudhe izolimi na eshte dashur te bejme me shume pune shtepie. Kjo per shkak te nevojes per higjene me te larte personale dhe shtepiake. Te gjithe kemi bere pune shtepie si:

Nese i bejme keto pune si zakonisht ato shpenzojne nje numer te caktuar kalorish. Nese jeni kurioze te dini sa eshte ky numer, klikoni ketu. Por, provoni te beni punet e shtepise duke qendruar ne maje te gishtave. Nese nuk iu pelqen baleti, bejini ato duke qendruar vetem me nje kembe.

Qendroni me nje kembe kur kryeni aktivitetet tuaja ditore

Beni pune shtepie per nje ore rresht ne nje nga menyrat dhe humbni 70 kalori ekstra. Ne baze mujore, digjni 2,100 kalori ekstra ne total, ose te eleminoni 0.5 kg/muaj ekstra.

Po nese beni 2 ore pune shtepie ne dite? Oferta behet me joshese! Humbni 1 kg/muaj ekstra vetem duke bere punet e shtepise. A nuk eshte kjo nje arsye interesante per te ofruar burrat dhe adoleshentet tek punet e shtepise? Ata, pa diskutim do ruanin formen aktuale duke e bere shtepine drite dhe duke ruajtur shendetin. Une besoj eshte nje oferte fitimprurese per te tere. Ju si mendoni te dashur miq?

Hapsire per Blerje 1

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Humbni me shume se 70 kalori/ore duke gatuar Receta te Shendetshme

Nuk e di se cfare praktike ndiqni ju kur gatuani: rrini ne kembe apo ulur. Apo se sa kohe harxhoni me gatime ne nje dite. Po sikur te gatuani pa u ulur fare dhe duke qendruar ne maje te gishtave? Per efekt llogaritje, marrim se shpenzoni rreth 2.5 ore/dite per gatim. Kjo do bente qe te humbisni direkt 1.4 kg/muaj ekstra.

Nese nuk iu pelqen ky opsion, gatuani duke kercyer nen ritmet e muzikes qe iu pelqen. Serisht, pervecse do argetoheni, do humbni 1.4 kg/muaj ekstra.

A nuk eshte kjo nje arsye e mire per te gatuar ne shtepi? Nese po kerkoni receta te shendetshme qe gatuhen ne shtepi, klikoni ketu. Por, nese jeni fillestar dhe ju duhet ta filloni shtruar, ja disa receta te thjeshta per ju.

Humbni 150 kalori/ore teksa shihni Televizor

Televizori konsiderohet si “hajduti i kohes” ne familjen time. Ndaj, ne praktikojme perdorimin e kohes para televizorit edhe per pune te tjera. Disa prej tyre jane: palosim rrobat, rregullojme librat, ose fshijme me fshese korenti, apo edhe ushtrohemi. Provoni te beni keto pune duke e terhequr trupin mbrapa. Rezultati? Digjni 150 kalori ekstra/ore. Arsyeja? Zgjatja e muskujve eshte nje aktivitet qe kerkon shume energji per tu realizuar.

Keshtu, kthehemi te llogarite tona. Nese shohim nje film ne dite me metoden e propozuar djegim 9,000 kalori ekstra ne muaj. Shtoji ketu edhe edicionet e e lajmeve, dhe ja ku mberritem ne 15,750 kalori te djegura ne muaj, ose 4 kg/muaj me pak.

Nje e mire tjeter eshte se duke i patur duart te zena, ju i largoheni tundimit per te ngrene teksa shihni TV. Pra, efekti ne ruajtjen e peshes eshte optimal nga te dyja kahet. A nuk mendoni se ky propozim eshte i vlefshem per femijet tuaj adoleshente, qe mezi ngrihen nga krevati keto kohe?

Humbni 300 kalori/ore duke luajtur me Femijet tuaj

E keni parasysh ate ndjesine e lodhjes pasi keni vrapuar gjithe kohes pas femijeve? Ajo eshte shume e vlefshme per momentet e bukura te kaluara me te shtrenjtit tane. Por, nga ana tjeter eshte nje ndihme e madhe kur vjen puna tek humbja e kalorive. Nese luani 1 ore me femijet, humbni 300 kalori. Kuptohet qe i referohemi lojrave aktive, dhe jo atyre kur uleni ne krevat bashke me femijet.

Ne kushtet kur e gjitha familja eshte e mbyllur ne shtepi, ne kemi me shume kohe per te kaluar me femijet. Njekohesisht, na duhet te kompesojme per ta kohen e lojrave dhe argetimeve te munguara me shoket. Ndaj, nese zgjedhim te argetohemi me femijet per 2 ore ne dite, ne humbim 5.1 kg/muaj. Dhe ky eshte rezultati me i larte deri tani.

Humbni 350 kalori/dite me kete Aktivitet

Te ndenjurit ulur eshte i demshem per organizmin. Sidomos te qendruarit ulur per nje kohe te gjate. Ndaj, keshillohet qe cdo 1 ore qe rrini ulur te ngriheni e te levizni per te pakten 15 minuta. Mund ta perdorni kete kohe per te bere telefonata. Apo per te bere gjimnastiken e duarve. Ose per te bere ushtrime per mesin. Edhe nje ecje e thjeshte eshte mese e pranueshme per periudhen e shplodhjes se trupit.

Por, nese do mesoni veten qe gjate kohes qe qendroni ulur te kryeni levizje ritmike, do investonit ne humbjen e disa kalorive shtese ne dite. E kam fjalen nese do rrotulloni objekte neper gishterinjte e duarve. Apo te levizni kemben ne menyre te tille sikur mban ritmin ne ajer ose ne toke.

Krijoni zakonin per te krer levizje ritmike: rrotulloni stilolapsin ne dore, mbani ritmin me kembe apo levizni kemben ne ajer.

Mund te duket e cuditshme, por shkencetaret mendojne se jane pikerisht keto levizje pa pushim qe bejne diference mes njerezve te dobet dhe atyre te shendoshe. Ndaj, nese doni te bini cdo muaj me 2.6 kg dhe te ruani peshen tuaj, filloni te praktikoni levizjet ritmike.

Argumenti final

Keto ishin keshillat dhe truke qe doja te ndaja me ju. Te marra vec e vec mund te mos duken shume interesante. Por, mendoni nese do arrinit t’i beni pjese te rutines tuaj ditore te gjitha sebashku. Efekti ne humbjen e peshes tuaj do ishte jo pak por rreth 14 kg/muaj nese jeni prind. Nuk mbeteni mbrapa edhe nese nuk keni femije ne shtepi, pasi mund te humbisni deri 9 kg/muaj. Dhe, besoj bini dakord me mua qe ne kete periudhe kur palestrat dhe parqet jane te mbyllura, humbja e kaq shume kilogrameve eshte nje luks i vertete.

E pra miq te dashur, kjo eshte nje menyre sesi ta kthejme situaten e koronavirusit ne dicka pozitive. Gjithashtu, eshte edhe nje argument i shkelqyer per te aktivizuar partnerin dhe femijet adoleshente ne aktivitetet ditore te familjes. Qofshi mire!

Featured image: Photo by Dominic Buccilli from Pexels

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.