Na ishte njehere Teatri Kombetar …

Nuk eshte skenar filmi, as edhe ndonje skene e filmave te Hollivudit. Eshte prologu i nje historie te trishte, qe sot ka hidheruar zemrat e gjithe shqiptareve, qe e duan artin dhe kulturen.

Teatri Kombetar ra! Dhe bashke me te edhe historia qe kjo godine gati 90 vjecare mbarte mbi supet e saj. U desh nje fadrome e institucioneve te shtetit dhe nje fadromist injorant per te fshire nga faqja e dheut gjithcka. Behet fjale per nje godine te dedikuar artit dhe kultures, qe na ishte bere dhurate nga italianet e para Luftes se Dyte Boterore. Dhe ne shqiptaret sot e rrafshuam ne emer te zhvillimit dhe modernizimit te kryeqytetit.

Pamje nga shembja e Teatrit Kombetar

Nje Enderr qe do mbetet ne Sirtar

Kur mesova se isha shtatzene, nje nga vizionet dhe endrrat qe perjetova si nene ne pritje te embel, ishte pikerisht momenti kur do e prezantoja time bije me teatrin. Ne ate kohe i perjetoja si te verteta emocionet kur do i tregoja asaj sallen e teatrit dhe pervojat e mia te para me te.

Nuk do e harroj kurre heren e para qe vajta ne Teatrin Kombetar per te pare nje shfaqje. Isha ende nje adoleshente dhe kishim vendosur bashke me shoqerine te shihnim nje shfaqje teatrale. Ishte nje pjese e huaj, qe na magjepsi me magjine e saj. Salla e teatrit nuk pipetinte edhe pse aty gjendeshin shume njerez. Edhe pse te panjohur me njeri-tjetrin, te gjithe ndiheshin prane nga atmosfera qe i mbeshtillte. Dhe qe atehere une vazhdoja te kthehesha aty ngahera, me deshiren per t’u shkeputur per disa ore nga vrazhdesia e realitetit perreth.

Ne sallen e teatrit kemi qeshur e kemi qare. Kemi bere pyetje te rendesishme per jeten, per kuptimin e saj. Kemi reflektuar dhe jemi mrekulluar. Por edhe kemi merdhihur e kemi plasur vape. Por, serisht ajo mbetej nje vend shume i dashur dhe lehtesisht i arritshem nga kushdo qe e vlereson dhe pelqen artin.

Teatrot ne Europe e gjetke

Por, te gjitha keto ndjesi tashme nuk do te perseriten serisht. Do presim te shohim si do jete teatri i ri kombetar i premtuar. Flitet se do jete modern, i kohes, me kushte shume te mira te nivelit europian. Por, ne te gjitha teatrot europiane qe une kam patur fatin te shkoj, kam gjetur stilin e vjeter e te ngrohte te teatrit klasik. Keshtu jam ndjere tek teatri “Globe” i Shekspirit ne Londer, ne dy teatro ne Budapest, ne teatrin e Vienes, etj. Ndertesa te vjetra, te mistershme, te ruajtura e restauruara me se miri per te ruajtur magjine qe ato percillnin.

Nuk e di nese ndonjerit ndonjehere i ka shkuar mendja t’i shembi keto teatro. Me siguri jo. E dini perse? Sepse me kedo qytetar te ketyre metropoleve, qe ndesheshe ne teater, ata shpreheshin shume krenar per identitetin e tyre kulturor dhe me sa fat ndiheshin qe trashegonin pasuri te tilla kulturore e historike.

Gjithsesi, une do e realizoj endrren time. Ime bije do e kete teatrin pjese normale te jetes se saj. Dhe nese kete gje nuk do mundem ta bej si duhet ne teatrin e ri kombetar, padiskutim qe do e coj ne nje nga teatrot e vertete ne Europe.

Cfare pashe sot

Ne kete dite te trishte per Tiranen dhe Shqiperine, sot, pashe njerez te lenduar thellesisht ne shpirt. Dhe ata nuk ishin as kriminele dhe as njerez te keqinj, qe ta meritonin kete gje. Ata ishin artiste, njerezit qe gjithnje e mbajne koken mbi re. Ata jane idealistet dhe enderrimtaret, qe bejne te mundur qe edhe ne te tjeret te mund te enderrojme. Syte e tyre te perlotur dhe fytyrat e deshperuara shprehnin gjithcka. Zhgenjimin, dhunimin e ndjere dhe perjetuar, vetmine, mosperfilljen e qytetareve, deshperimin e thelle. Dhe artistet sot nuk po performonin. Ata sot po vuanin realisht. Shpirterat e tyre sot po vajtonin jo per humbjen e nje ndertese, por per fshirjen e memories se teatrit. Te sakatosur qe ne oret e para te dites, ata vazhdonin te rezistonin dhe protesonin. Jane skena vertete tronditese qe nuk do i harroj kurre.

Shume shpejt vershuan komentet dhe diskutimet ne studiot televizive dhe padiskutim ne rrjetet sociale. Shumica e tyre te mbushura me mllefe idiote politike, qe nuk kishin ndonje lidhje te madhe me ngjarjen. Ato qe mua me bene pershtypje ishin dy forma prezantimi krejt te kunderta perpara publikut. Nga njera ane ishin artistet dhe aktivistet per mbrojtjen e teatrit. Ata ishin shume te ngarkuar emocionalisht dhe shpreheshin me fjale qe dilnin nga fundi i shpirtit te tyre. Nga ana tjeter ishin politikanet. Te ftohte, te permbajtur, populiste ne mesazhet qe jepnin. Kjo gje me vuri ne mendime.

Lexoni te tjere artikuj per Aktualitetin Shqiptar & Boteror.

Cfare duhet bere me pas

Po mendoja se cfare duhet bere pas kesaj ngjarje. Deshira e pare e njerezve eshte qe te dalin ne rruge dhe te protestojne. Dhe ashtu u be. E gjithe dita ishte e mbushur me protesta te qytetareve dhe te rinjve. Si edhe me skena te shemtuara te dhunes policore, qe dhunonin kedo qe iu dukej se i kundershtonin. Po nga e marrin guximin valle keta bij shqiptaresh? Si munden 6 police te turren dhe te dhunojne studente e gjimnaziste te parmatosur? Si munden te marrin zvarre artiste dhe femra pa piken e turpit? Dhe te gjithe heshtin kundrejt ketyre skenave.

Por, une mendoj se zgjidhja nuk jane vetem protestat. Zgjidhje permanente mund te gjenden vetem atehere kur shumica e vendimarresve dhe ligjvenesve ne kete vend perbehet nga ata njerezit qe protestonin sot. Njerez te ndjeshem ndaj problemeve sociale te vendit. Njerez qe jane gati te sakrifikojne per demokracine dhe te miren e vendit. Njerez me parime e vlera te qarta.

Ndaj, thirrja ime sot eshte per te gjithe intelektualet dhe njerezit e zgjuar te ketij vendi. I drejtohem te gjithe atyre profesionisteve ne Shqiperi, qe e kane provuar veten te suksesshem ne profesionet e tyre. Le te futemi ne politike ne sot, qe femijet tane neser te mos ndeshen me te njejtat probleme. Nese ne behemi shumice brenda partive politike dhe organeve ligjvenese, Shqiperia do jete ndryshe.

Por le te jete hyrja jone ne politike me synimin per te kontribuar per te miren e vendit dhe te shoqerise. Le t’i sherbejme ketij vendi me dinjitet dhe integritet, ashtu sic kemi bere ne profesionet tona. Vetem keshtu ne do sigurohemi se e ardhmja e Shqiperise do jete me e mire. Vetem keshtu ne do pengojme te rinjte dhe njerezit e afte te mos braktisin vendin e vet.

Nje Thirrje per Artistet

Teatri Kombetar nuk eshte me. Dhe bashke me te u shua edhe nje pjese e memories se tij. Une mendoj se artistet nuk duhet ta braktisin teatrin kombetar. Pikerisht aty ne truallin e tij ata duhet te improvizojne shfaqje teatrale. Le te fillojne me shfaqjet monolog, tani qe jemi ende nen kercenimin e perhapjes se koronavirusit. Dhe me tej me te tjera improvizime. Nese bota po tenton te beje opera online, perse te mos jete vendi i Teatrit Kombetar burim shprese dhe kulture per te gjithe shqiptaret. Ndoshta, kjo do ishte pergjigja me e duhur ndaj arrogances dhe pandjeshmerise se pushtetareve dhe politikaneve.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Featured image: https://upload.wikimedia.org/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.