Dieta me Pike – Ja si te humbni Peshen qe moret gjate Karantines

U bene 2 dite qe kam filluar nje diete te re. E kam quajtur “Dieta pas Karantines”, Arsyeja? Sepse qellimi i saj eshte te me ndihmoje te heq kg qe mora gjate karantines. Shpresoj edhe ca me shume se aq -:) Nese edhe ju keni shtuar peshe gjate 2 muajve te fundit, lexojeni me kujdes kete artikull se mund te gjeni ketu zgjidhjen e duhur.

Ne fakt emrin e vertete e ka “Dieta me Pike”. Dhe e gjithe ushqyerja rregullohet dhe rrotullohet rreth nje sistemi pikesh. Por, perpara se t’ju shpjegoj me detaje si funksionon kjo dieta ime e re me lejoni te ndaj me ju disa nga deshmite e disa zonjave qe e kane provuar kete diete.

Nje zonje australiane 67 vjecare me ka deshmuar personalisht se dieta me pike e ka ndihmuar te heqe 20 kg. Pjesa me interesante eshte se 3/4 e ketyre kg ishin ne trupin e saj per me shume se 30 vite.

Dy mikeshat e mia qe jetojne ne Greqi me kane deshmuar se qe nga Janar 2020 e deri tani kane humbur mbi 18 kg secila. Per me teper qe dieta i ka ndihmuar te transformojne rrenjesisht menyren e ushqyerjes. Ka lehtesuar trupin e tyre nga sheqernat dhe kane permiresuar dukshem formen fizike.

Dieta me Pike

Zgjodha te ruaja emrin tipik “Dieta me Pike”, pasi ne fakt ajo eshte dieta anti-karbohidrate. Dieta pikezon te gjitha ushqimet qe ne konsumojme. Mqs. pikezimi eshte me 0 dhe 1, ja ku i shkon edhe nje emer tjeter dietes: Dieta Dixhitale -:)

Rregullat baze te Dietes me Pike

  • Cdo vakt zgjat jo me shume se 1 ore.
  • Nga nje vakt tek tjetri duhet te kalojne te pakten 2 ore.
  • Nuk lejohet sheqeri dhe produktet e gatuara me sheqer.
  • Nuk lejohet mielli dhe produktet e brumit.
  • Piket llogariten per produktin final, qe do konsumohet.
  • Duhet te konsumojme vetem 6 – 7 pike ushqim ne dite.
  • Nuk ka kufizime ne lidhje me sasine e ushqimit brenda cdo vakti.

Kategorizimi i Ushqimeve

Ushqime me 0 pike:

  • Te gjitha llojet e perimeve, pervec patatave dhe bishtajoreve.
  • Te gjitha frutat jo shume te embla: qershite, luleshtrydhet, frytat e pyllit, dardhat, mollet, agrumet, pjeshka, kajsite, etj.
  • Margarinat e perpunuara bimore.
  • Erezat.

Ushqimet me 1 pike:

  • Vaji i perdorur pa u gatuar.
  • Mjalti.
  • Vaji i skuqur.
  • Frutat e embela: shalqini, pjepri, rrushi, fiku, manat, frutat ekzotike, bananet, etj.
  • Vaji i zier.
  • Frutat e thata.
  • Bulmeti: djathi, gjalpi i fresket, gjiza, kosi, qumeshti.
  • Mishi.
  • Peshku.
  • Patatet.
  • Bishtajoret: fasulet, bizelet, bathat, qiqrat, thjerrzat, etj.
  • Orizi.
  • Veza (tre veze brenda 1 vakti).
  • Pijet alkoolike (vere, raki, birre, etj.)

Sic e shihni lista e ushqimeve me 1 pike eshte me e gjate se ajo me 0 pike. Por, mos u trembni. Duke u nisur nga eksperienca ime, ka mundesi kombinimi per te respektuar piket ditore.

Disa Shpjegime Shtese per Dieten me Pike

Per ta kuptuar me mire si funksionon pikezimi i ushqimeve po marr disa shembuj te thjeshte.

  1. Sallata me domate e kastraveca dhe me vaj ulliri e kripe ka 1 pike (vetem per vajin e ullirit).
  • Pilafi me gjalp te fresket ka 2 pike (orizi dhe gjalpi i fresket).
  • Patatet e skuqura me djath ka 3 pike (patatet, vaji i skuqur dhe djathi).
  • Gjella me mish dhe bizele ka 4 pike (mishi, bizelet, vaji i skuqur, vaji i zier).

Kur te llogarisni se cfare do te hani duhet te mbani parasysh pikerisht piket finale te gatimeve tuaja. Sasia qe hani brenda nje vakti (per 1 ore) eshte e pakufizuar. Hani aq sa te ngopeni brenda pikeve te lejuara.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Menuja ime ne 2 ditet e para te dietes

Sic ju thashe me pare, une jam ende ne ditet e para te dietes. Por, mendoj se do iu ndihmonte te njiheni me menune time ne keto dy dite. Shpresoj qe menuja t’iu ndihmoje te merrni vendimin per ta filluar kete regjim te ri ushqimor.

Ja cfare hengra une ne keto dy dite:

Dita 1

Mengjesi: Omelete Vegjetariane pa djath dhe kastravec – 2 pike. Nese i referoheni recetes origjinale te omeletes, duhet te eleminoni djathin dhe ta zevendesoni me pak kripe.

Dreka: Mish qingji me patate ne furre dhe sallate me domate e kastraveca – 3 pike. E zieva mishin e qingjit dhe me pas e poqa bashke me patatet pa i shtuar yndyre.

Darka: Djath feta me luleshtrydhe dhe banane – 2 pike.

Dita 2

Mengjesi: Japrak vegjetariane me gjethe rrushi dhe molle – 2 pike. Japraket i gatova vetem me oriz dhe jeshilleqe, kumbulla jeshile, ereza, kripe dhe vaj ulliri.

Dreka: Tave peshku me perime dhe sallate jeshile dhe qershi – 3 pike. Taves se peshkut i shtova pak vaj ulliri.

Darka: Kos me pjeper – 2 pike

Sic e shihni, kombinimet jane te mundshme. Ideja e pergjithshme eshte qe te shperndani piket: 2 – 3 – 2. Akoma me mire do ishte nese do arrinit kombinimin 2 – 3 – 1, pasi kjo do ndihmonte me shume ne uljen ne peshe.

Rezultatet e Pritshme te Dietes me Pike

Ideja e pergjithshme eshte qe me kete diete te humbesh mesatarisht 1 kg/jave. Nese doni te humbni te themi 15 kg, duhet ta ndiqni kete regjim ushqimor per te pakten 15 jave.

Nje aspekt tjeter i rendesishem eshte momenti ku arrini peshen e synuar. Rekomandohet qe te vazhdoni te ushqeheni me 9 pike ne dite per te njejten periudhe qe keni mbajtur dieten.

Disa Sugjerime …

Jam e sigurte qe te gjithe po pyesni veten ne lidhje me kafene. Ajo eshte e lejueshme te pihet sade ose me sheqer dietik dhe ka 0 pike.

Nese doni te ulni pike per ushqimet tuaja te preferuara mbani parasysh keto ‘marifete’ te vogla:

  • Kur te gatuani gjellerat, perdorni vetem nje forme gatimi: zierje, pjekje ose skuqje.
  • Vajin ne gjelle shtojeni ne fund pasi ta keni hequr gjellen nga zjarri.
  • Zevendesoni djathin me kripe.
  • Orientohuni tek recetat vegjetariane.

Lexoni me shume RECETA VEGJETARIANE.

Kjo ishte Dieta me Pike te dashur miq. Nuk eshte e thjeshte per t’u mbajtur, por ia vlen. Nese e keni ndare mendjen te dobesoheni, ju keshilloj ta konsideroni seriozisht. Une kam vendosur ta mbaj rregullisht me ndonje perjashtim ne dite festash. Shpresoj shume qe aventura ime me dieten me pike te me mesoje gjera te reja per gatimet e shendetshme. Ju ftoj te riktheheni tek ky artikull se ne vazhdimesi do e perditesoj me ide te tjera menuje ditore.

Mos hezitoni te me shkruani nese keni paqartesi apo pyetje ne lidhje me dieten. Do jete kenaqesia ime te ndaj me ju cdo informacion qe ju nevojitet.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Read more articles about DIETS.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.