Si te bejme Kafe Turke Dietike

Sic iu kam treguar, ditet e fundit kam filluar nje diete te re, dieten me pike. Kjo me ka bere qe te adaptoj te gjithe menune time ditore me ushqime dietike.

Por nje nga produktet pa te cilen nuk e perceptoj dot diten eshte kafeja ime e dashur. Qe te mos me keqkuptoni, une nuk eshte se pi shume kafe ne dite. Numri im i kafeve ne dite varion midis 1 dhe 2 kafene dite. Por, une sigurohem qe kafen qe pi, ta shijoj ne maksimum. Ndaj, gjithnje kujdesem qe te bej nje kafe shume te mire, si edhe ta servir kendshem ate.

Para se te vendosja per te filluar dieten u lekunda shume nga ideja se nuk mund te pija kafe. Arsyeja? Une nuk e pi dot kafen sade, madje e dua te embel. Pas dites se pare te dietes bera zbulimin e madh:

Si te bejme Kafe Turke Dietike

Zgjidhja ishte kaq e thjeshte dhe cuditem me veten si s’me shkoi me pare mendja. E dini cila eshte zgjidhja? E merrni dot me mend miq te dashur? Sheqeri dietik!! Po, po. Ai me kokrra te vogla te bardha qe blihet ne farmaci.

Keshtu dieta ime u be me e lehte , pasi cdo dite jam ne gjendje te pi kafe dhe te mos heq pike nga piket e ushimit. Ja si e pergatis une kafen turke dietike:

Perberesit (per 2 filxhane kafe):

– kafe turke e bluar, 2 luge kafeje

– sheqer dietik, 4 kokrra

– uje i filtruar, 2 filxhane kafeje

Pergatitja e Kafe Turke Dietike:

Matim ujin e filtruar me filxhanin e kafes. Shtojme ne xhezve aq uje sa numri i kafeve qe do bejme. Une zakonisht bej 2 kafe njekohesisht. Shtojme 2 luge kafe te bluar dhe e vendosim xhezven ne zjarr. Kujdes! Kafeja duhet bere ne zjarr te ulet se del me e shijshme.

Kafe Turke Dietike - Hapi 1: Hedhim kafene e bluar ne ujin e filtruar

E perziejme mire derisa kafeja pluhur te shkrihet me ujin. Pasi te sigurohemi qe kafeja eshte bere uniforme e heqim lugen dhe e leme kafen te zieje.

Kafe Turke Dietike - Hapi 2: Perziejme kafen derisa te tretet plotesisht ne uje.

Kafeja zakonisht fryhet kur vlon, ndaj mos ia ndani syte xhezves ne zjarr. Kur kafeja te fryhet e heqim xhezven nga zjarri dhe presim derisa te ulet. E veme serisht ne zjarr. Pasi zihet per here te dyte dhe krijon shkumen e famshme e heqim nga zjarri. Shtojme ne kafene e sapobere sheqerin dietik. Une e pi kafene te embel ndaj i shtoj 2 kokrra sheqer/kafe.

Kafe Turke Dietike - Hapi 3: Shtojme sheqerin dietik

E trazojme mire kafene ne xhezve derisa te tretet sheqeri.

Kafe Turke Dietike - Hapi 4: Tretim sheqerin dietik  ne kafen e zier

E veme edhe njehere kafen ne zjarr. Sapo te marre vale e heqim dhe e derdhim kafene ne filxhanet e kafes. Une preferoj ta shoqeroj kafene vetem me uje te filtruar. Por, ju mundeni te shtoni edhe ndonje amarete sipas deshires, sigurisht nese nuk jeni ne diete -:)

Ju befte mire!

Kafe Turke Dietike: Kafeja e sherbyer me uje te ftohte te filtruar

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Llojet e Kafeve Turke

Per te gjithe ju miq te dashur qe keni interes te mesoni si te beni kafe turke per vete apo per te tjere, ja disa gjera qe duhet te mbani parasysh.

Nese po pergatisni kafe turke normale, shtojeni sheqerin ne te njejten kohe me kafen. Ne kete rast mos shtoni sheqer ne fund.

Si reference per pergatitjen e kafes turke perdorni masat me poshte. Masat jane per pergatitjen e 1 kafeje. Si mase merret luga e kafese, ajo me e vogla qe mund te gjeni ne nje servis normal sherbimi kuzhine.

  • Per Kafe Turke Sade: vetem 1 luge kafe.
  • Per Kafe Turke me Pak: 1 luge kafe dhe 1/2 luge sheqer.
  • Per Kafe Turke te Mesme: 1 luge kafe dhe 1 luge sheqer.
  • Per Kafe Turke te Embel: 1 luge kafe dhe 1.5 luge sheqer.

Pergatitja e nje kafeje te mire konsiderohet si prova e pare qe duhet te kaloje nusja e re me vjeherrit. Ndaj, praktikojeni proceduren e mesiperme deri sa ta persosni ate. Sasite e kafes dhe sheqerit mund t’i ndryshoni sipas deshires.

Shijimi i nje kafeje turke eshte kenaqesi me vete. Ai sherben si moment per te qare hallet, per te diskutuar ide te ndryshme, por edhe per te pare fatin nese keni mjaftueshem fantazi -:)

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.