Caji i Qershive – Pija Freskuese e Veres

Jemi ne periudhen e qershive dhe une po i shijoj shume qershite qe kane mbushur tregun. Qershite jane frutat e mia te preferuara dhe une sigurohem qe te marr ato te me fresketat. Para ca ditesh gjeta ne treg nje xhaxha qe kishte sjelle qershi te zeza. Jane ato qershite e vogla dhe me bishta shume. Sapo i pashe me kujtuan femijerine. Si edhe kohen kur frutat dhe perimet ishin te pamodifikuara dhe pothuajse ne gjendje te eger. Pasi hengra disa prej tyre, vendosa te eksperimentoj dhe te pergatis nje caj. Ideja ishte per nje caj te ngjashem me Cajin e Shendetshem te Thanave, qe pergatit Nena Xheni.

Dhe keshtu, perfundova duke pergatitur nje pije te mrekullueshme freskuese. Nje nga ato pijet, qe sjell vetem te mira ne trupin tone.

Perberesit per Caji i Qershive

Perberesi i vetem qe nevojitet per kete caj jane Qershite e Zeza, kokerrvogla dhe me shume bishta.

Ne foto Qershite e Zeza.

Pergatitja e Cajit te Qershive

Marrim qershite dhe i lajme me uje te bollshem derisa uji te dale i paster. I leme te kullojne te gjithe ujin. Pasi uji te kete kulluar mire, heqim bishtat e qershive nga kokrrat. Bishtat e qershive jane shume te mire per personat qe vuajne nga guret ne veshka. Per kete, i lajme bishtat me uje te bollshem dhe i leme te thahen ne diell. Me tej, marrim 1 luge gjelle bishta qershish te thata dhe i hedhim ne 1 gote uje te ftohte. I leme te ziejne per rreth 5 minuta, i mbulojme dhe e leme te ftohen. Ne fund pijeni cajin e bishtave te qershive me pak mjalte.

Lexoni me shume RECETA VEGJETARIANE.

Le te kthehemi tek Caji i Qershive. Hedhim kokrrat e qershise ne nje tenxhere te madhe dhe shtojme aty uje te filtruar. Per pergatitjen e kesaj recete une perdora 2 kg qershi dhe 5 litra uje te ftohte te filtruar. I vendosim ne zjarr dhe i leme te ziejne. Kujdesemi qe te heqim shkumen qe del ne siperfaqen e lengut.

E leme perberjen te zieje derisa lengu te reduktohet ne 2 litra. E heqim nga zjarri dhe e leme te mbuluar te ftohet plotesisht. Pastaj e kullojme cajin dhe eshte gati per konsum. Une preferoj ta pij cajin e qershive pa embeltues. Ju sipas deshires mund t’i hidhni pak sheqer ose mjalte.

Ju befte mire!

Disa Konsiderata per Cajin e Qershive

Ky caj i mrekullueshem eshte shume i shijshem dhe shume i shendetshem. Eshte krejtesisht natyral dhe pa sheqer te shtuar. Ai te le ne goje nje arome delikate fantastike per nje kohe te gjate.

Eshte nje pije e vecante per te zbukuruar pasditet tona verore. Mund te shoqerohet shume mire me lloje te ndryshme kekesh. Pa diskutim eshte nje pije e denje per momente te bukura me miqte dhe familjen tuaj. Dhe mos harroni, se nderkohe qe ju kenaqeni po i beni trupit nje nder te madh. Caji i Qershive shton kolagjen ne trupin tuaj, duke permiresuar bukurine e flokut dhe lekures.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.