A po i edukojme Femijet tane si Duhet?

Per vite me rradhe kam degjuar ankesat e miqve te mi, prinder te femijeve te vegjel. Ata ankoheshin vecanerisht per mungesen e kohes, dhe lodhjen e madhe qe i shkaktonte kujdesja per femijet.

Fati e deshi qe edhe une te behesha nene dhe shume shpejt e pashe veten ne te njejten situate. Perkujdesja per time bije me merr pjesen me te madhe te kohes. Njekohesisht me thith pjesen me te madhe te energjise.

Cfare ndodhi gjate Karantines

Periudha e karantinimit ne shtepi e beri kete fenomen edhe me te dukshem. Papritmas e gjeta veten ne shtepi dhe ne pamundesi per te bere punen time. Nderpreje pa fund, acarimi i vajzes, tekat qe shtoheshin perdite. Nga ana ime kjo situate perkthehej ne stres, acarim, lodhje e tepert dhe pamundesi per te perfunduar dicka sic duhet ne kohe. Edhe pas hapjes, situata vazhdon njesoj dhe une ndjehem gjithnje e me e lodhur.

Here pas here pyes nenen time se si ia ka dale te rrise 4 femije, me shume me pak kushte lehtesuese ne shtepi. E pyes si ia dilte te na vinte rrotull ne femijeve dhe tekave tona. Pergjigjet qe marr nga ajo, me ngjajnin pak te cuditshme deri me sot. Po, sot kam ndryshuar mendim.

Vizitoni Faqen PRINDERIMI ne FAMILY+ Blog.

Artikulli ne New York Times

Me siguri po mendoni se cfare ndodhi qe ndryshove mendim. Ne fakt ishte nje artikull i shkruar nga nje bashkepunetore (freelance writer) e gazetes se famshme amerikane, The New York Times. Ajo rrefente situaten e saj te pazakonte gjate periudhes se izolimit. Pamundesia per te shkruar, per te bere punet e shtepise si duhej dhe me eficence. Dhe, mbi te gjitha pamundesia per tu kujdesur dhe argetuar si duhej vajzen e saj 4 vjecare.

Teksa lexoja rradhet qe kishte shkruar ajo, me dukej sikur i kisha shkruar une vete. Te njejtat shqetesime, sfida, probleme dhe veshtiresi. Edhe intensiteti i “vuajtjes” ishte pothuajse i njejti. Per fatin e mire, ajo kishte shpjeguar ne artikull menyren si e kishte zgjidhur situaten. Dhe per kete e kishte ndihmuar pervoja e saj si studiuese dhe shkrimtare. Per shume vite fokusi i punes se saj ishte te identifikonte se cfare mund ti ndihmonte qytetareve amerikane nga kulturat e tjera.

Si rriten Femijet e Sotem

Dhe referencat e saj per zgjidhje nuk ishin aspak te panjohura. Ajo i referohej qyteterimeve te lashta si Maja, por edhe atyre te vetem disa dekadave me pare. Ne thelb te zgjidhjes qendronte menyra se si ne i rrisim femijet sot. Prinderit e sotem, mendojne se eshte detyre e tyre te udhezojne femijet per cdo gje. Si ta kalojne kohen, si te argetohen, si te luajne dhe mbi te gjitha si te mesojne. Ne programojme gjithcka per femijet qe kur jane ende ne bark. Cfare do behen kur te rriten, sa gjuhe do te flasin, ne cfare kursesh do ti regjistrojme dhe ne cfare moshe.

Kjo menyre te menduari, na ben ne prinderve te ndihemi pergjegjes per cdo veprim te femijeve tane. Gjithashtu, ben qe ne ti shohim femijet si qenie te varura nga ne.

Ne fakt, e verteta qendron krejt ndryshe. Femijet jane qenie me vete dhe te kompletuara. Ata jane te afte te luajne vete, te mesojne vete, te zgjedhin vete. Kete gje e kishin kuptuar instiktivisht njerezit Maya. Ata nuk shpenzonin kohe te vecante per te argetuar apo udhezuar femijet e tyre. Ata ne menyre te natyrshme i perfshinin femijet ne perditshmerine e tyre. Keshtu, femijet mesonin nga te rriturit gjerat e jetes. Ata instiktivisht zgjidhnin se cfare u pelqente me shume nga gjerat qe i rrethonin. Dhe vetem ne kete rast prinderit i ndihmonin te merreshin me shume, pikerisht me gjene qe kishin zgjedhur vete.

Duke ndjekur kete menyre te menduari, femijet behen me te pavarur dhe me te shkathet. Ata formojne aftesi praktike dhe te njohjes se botes. Keto aftesi iu sherbejne gjate gjithe jetes per tia dale mbane.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Po cfare ndodh me Femijet e Sotshem

Femijet gjejne cdo gje gati. Ata nuk lejohen te mendojne vete, por udhezohen per cdo gje. Femijet nuk lejohen te zgjedhin vete per kohen qe duan te kalojne ne menyre individuale. Keshtu, si kunderveprim, ata nxiten te behen me tekanjoze dhe me kerkues ndaj prinderve. Keta te fundit shohin se pas vitit te pare te mundimshem te neteve pa gjume, fillon viti i dyte edhe me i veshtire. Pastaj, jemi tek “terrible 2”, “terrible 3”, “terrible 4” dhe “terrible 5”. As nuk dua te mendoj se cme pret ne keto etapa.

Ime bije eshte femije shume inteligjent dhe i pelqen te numeroje dhe te germezoje. Sic tregojne familjaret e mi, une nuk i beja keto gjera kur isha ne moshen e saj. Por, une kujtoj se kur isha 2 vjec kaloja me shume kohe duke luajtur jashte. Dhe shumicen e kohes rrija pas motres me te madhe. Por serisht ajo luante lojrat e saj dhe une te miat.

Femijet si Bashkepunetore te Vlefshem

Nena ime sa here me tregon per periudhen kur ne ishim te vegjel, nuk shpreh ndonje problem te ngjashem me te miat sot. Ajo kujton kohen kur ne luanim vete neper shtepi, teksa ajo merrej me punet e shtepise apo me ditarin. Apo se si cdo dite na conte te lulishja e qytetit per te kaluar disa ore duke luajtur. Tregon si ne angazhoheshim ne punet e shtepise qe te vegjel fare. Kuptohet, per aq sa ne mundeshim si femije.

Te njeten filozofi predikonte edhe artikulli qe iu fola me pare. Shkrimtarja tregonte se si ajo kishte filluar ta perfshinte te bijen ne axhenden e saj ditore. Kur bente punet e shtepise dhe gatuante e ftonte vajzen ta ndihmonte. Gjate kohes qe shkruante, e ftonte vajzen te bente dicka qe i pelqente asaj vete. Dhe rregulli ishte qe asnjera nuk e nderpriste tjetren.

Kuptohet qe kjo nuk arrihet ne nje dite te vetme. Ditet e para ishin arene lufte te ftohte dhe te nxehte per dominim. Por, rrefente ajo, me kalimin e diteve vogelushja filloi te mesohej me rutinen e re. Tashme ato te dyja mund te kalonin deri ne 4 ore/dite te pavaruara nga njera-tjetra. Gjithashtu, vogelushja po behet edhe me e pavarur per gjerat e veta.

Photo by Tatiana Syrikova from Pexels

Disa Konsiderata te Fundit

Sic duket miq te dashur prinderit tane dhe tjere para tyre kane ditur se c’kane bere. Ne duhet te mesojme nga prakticiteti dhe natyrshmeria e tyre. Lerini femijet me te lire. Eshte e vertetuar shkencerisht se femija qe kur eshte foshnje mund te rrije 1 ore vetem pa problem. Me rritjen e moshes, koha individuale shtohet. Ndaj, le te punojme te dashur miq per ti bere femijet tane me te pavarur dhe me proaktive. Le te perdorim energjine e tyre te pashtershme per te mesuar jeten, por ne menyren e tyre. Ne fund fare, ata realisht do bejne ate qe duan me jeten e tyre. Por, nderhyrjet tona mund t’i shkaktojne vuajtje te panevojshme, si edhe deformime ne personalitet.

Beni qe femijet te mesojne nga realiteti me mire se sa nga You Tube. Nuk eshte asnjehere vone per te ndryshuar perafrimin se si t’i edukojme femijet. Eshte koha qe te heqim disa nga “majmunet” e femijeve tane nga vetja jone. Dhe, ti leme ata te jetojne jeten sipas menyres empirike qe iu lejon mosha. Keshtu do mundemi te bashkejetojme me mire te dyja palet dhe do jemi me produktive.

E vetmja gje qe duhet te bejme eshte te vendosim menyren e re te edukimit te tyre dhe te qendrojme fort tek zgjedhja jone. Nuk duhet te thyhemi as nga te qarat, as nga fytyrat engjellore qe na luten. Sigurisht qe nuk duhet te pijne uje as ulerimat, as perplasjet e kembeve dhe as zvarritjet perdhe. Shume shpejt situata do ndryshoje per mire dhe paqja do mbizoteroje ne shtepi. Paci fat!

Featured image: Photo by Tatiana Syrikova from Pexels

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.