Dedikim: Leter per nje Vajze Shqiptare

Para disa ditesh hasa ne rrjetet sociale nje iniciative shume interesante. Behej thirrje qe te shkruanim nje leter drejtuar nje vajze nen 18 vjec. Qellimi ishte qe ti jepnim asaj kurajo per te qene vetvetja dhe per te patur besim se edhe ajo ka shanse per te patur nje jete te mire dhe per te qene e lumtur. Ndaj, sot mendova ti pergjigjem kesaj thirrje. Ja dedikimi im per cdo vajze adoleshente shqiptare:

“E dashur Vajze Anonime,

Nuk e di pse frymezimin qe te te shkruaj keto rradhe e gjeta pikerisht sot ne nje dite te zymte me shi. Mbase ngaqe ky ishte impresioni im per gjendjen tende nga thirrja ne rrjetet sociale. Une jam nje grua qe e konsideroj veten me fat. Perse do pyesesh ti? Sepse une kam patur fatin e madh te lind dhe te rritem ne nje famije plot harmoni. Gjithashtu, kam qene me fat sepse kam patur ne jeten time per 37 vjet rresht nje baba te shkelqyer, te emancipuar, te dhimbshur dhe shume te mencur. Tani qe ai nuk eshte me ne jeten time, jam shume e bindur se arsyeja madhore per qetesine e femijerise dhe rinise time ishte pikerisht im ate. Nese ti ndihesh se nuk ke te njejtin fat me mua, mos u trishto. Ky nuk eshte fundi i botes. Ne vend qe te trishtohesh kerko me kujdes mes njerezve qe te rrethojne nje ose me shume njerez qe munden ta ndricojne jeten tende. Kapu fort pas tyre derisa te ndihesh serisht e forte dhe e sigurte te vetja.

Une jam e apasionuar pas leximit. Keshtu kam qene qe e vogel, perpija cdo liber qe me dilte perpara. Kjo gje, pervecse me ka ndihmuar te jem shume mire me mesime, me ka mesuar te enderroj dhe ta imagjinoj boten pertej realitetit tim te perditshem. Permes rrefimeve ne libra une shetisja ne vende te huaja, ne periudha te ndryshme te historise. Udhetoja permes perpjekjeve me te mundimshme dhe arritjeve me te shkelqyera te njerezimit. Mesova per gjerat e pamundura qe njerezit kishin arritur ti benin realitet. Kuptova se heronjte ekzistojne kudo, dhe se me vullnet, pune dhe deshire gjithcka mund te realizohet. Gjithashtu, mu be e qarte se asnje erresire nuk vazhdon pafund, dhe se gjithnje vjen momenti i lindjes se diellit, qe largon hijet dhe frikerat e erresires.

Keshilla ime per ty eshte qe te mos e harxhosh kohen tende duke lexuar cfare shkruan njerezia ne rrjetet sociale, por perdore per te mesuar gjera te reja qe mund te te sherbejne ne jete. Mos hezito te provosh gjera te reja, sfidoje veten brenda kufinjve te arsyes, qe te mesosh jo vetem nje profesion. Meso si te behesh nje individ i pavarur, pervecse nje grua e mire per shtepi.

Ne jeten time kam takuar shume zonja te moshave te ndryshme, te cilat nuk kishin asnje profesion. Te lutem mos lejo qe te jesh edhe ti nje e penduar si ato. Investoji energjite e tua prej adoleshentje qe te zhvillosh veten per te qene nje qytetare e lire dhe qe shton vlere per shoqerine. Per te qene nje nene dhe bashkeshorte e sigurte ne vetvete, qe di te ndertoje nje familje te shendoshe dhe te rrise femije te qete e te sigurte ne vetvete.

Edhe nje keshille te fundit: Krijo nje moto tenden per jeten qe te mos konkurosh me te tjeret, por me veten tende. Sigurohu qe sfida e jetes tende te jete te permiresosh veten dhe ekzistencen tende dite pas dite. Asnjehere mos u lodh se enderruari dhe se luftuari per realizimin e endrrave te tua. Vetem keshtu do mund te jesh e lumtur dhe e realizuar.

Gezoju jetes se ajo eshte nje nder dhurata me te cmuara per njeriun. Pac fat!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Hapsire per Blerje

Per ju sot ju propozojme Produktet Farmasi. Shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju shume shpejt. Gjeni te fotot e meposhtme nje pjese te produkteve Farmasi.

Per te pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop. Produktet e Seteve dhe Linjave mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per porosi na shkruani ne: inbox ne Facebook apo ne whatsapp 0683060427.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.